4/01/2022

mos guxo

Dje u be virale nje fotografi e shkrepur ne hyrejen e nje shkolle ne Kosove ku qendronin shenja ndalimi qe brenda mos hyne nxenesit me arme, duhan, makeup, me xhinse te grisuar dhe me hixhab apo ajo qe konsiderohet mbules e identitetit te muslimaneve!

Reagimet e para ishin apo verejtja qe u dha ishte, se pse ekujvalentohet apo barazohet mbulesa e muslimaneve me armet, duhanin dhe veset tjera qe konsiderohen degjeneruese per rinine!

Eshte evidente se i gjithe momenti trajtohet subjektivisht, qofte nga ata qe i kane vendos ato etiketa tek hymja qoft nga reagimi i atyre qe u eshte shkaktuar efekt nga keto ndalesa.

E dime gjithe se ky problem ne Kosove po zvaritet gjate kohe, aktualizohet sa here qe i kujtohet dikujt per cfar do lloj motivi apo nga injoranca e thjesht individuale. E besoj se me teper shkaktohet nga individ dhe qarqe te ngushta dhe asesesi nga masa e gjere e cila e gezone reputacionin e te qenurit krenar me identitetin islam, ashtu edhe sic eshte besoj ne te gjitha trojet tona. Prandaj edhe reagim ndonjehere eshte i vrashte sepse paragjykohet dhe presupozohet se kush eshte klika qe stimulon kete lloj diskriminimi dhe si e tille meriton kritika.

Personalisht besoj se ceshtja e hixhabit per neve shqiptaret musliman eshte shume e natyrshme dhe prandaj nuk shqetsohem fare, ama bash fare per kete pune, sepse e di nga pervoja se rinia e jone, konkretisht vajzat tona qe njohin Zotin Nje, ska fuqi qe mund ti lajthit nga bindaj edhe nevoja qe ato te jene besnike fillimisht Allahut te Lavdishem e me pastaj nderit te vete, burrit dhe familjes! 

Prandaj sot kemi nje trend ne rritje, ku vajzat tona, bartin me modesti mbulesen dhe me krenari ecin si sorkadhe rrugeve duke mos leviz qerpikun nga cka shkruajn, apo flasin hallkut, apo ndonje kurvar plak i cili ka mbet gjysem i formuar dhe tani gjykon se shkak per munges progresi dhe emancipimi na qenka shamija!

Por kush te pyte ty more dilinxhi, kush je ti more pervers, qe te synojsh te ndalojsh apo te gjykojsh te drejten e nje vajze te re plot jete dhe me te gjith te drejten e botes te ndertoj jeten e saj si mendon ajo me mire qoft edhe duke gabur nese ashtu ndodhe, ...mos guxo! 

Mos guxo as te flasesh lene me te veprojsh kunder Zonjave tona, te cilet jane nje prej shaktareve, mos them te vetmet qe teke neve akoma ka edhe pak vlere njerzore, ka pak moral dhe me ate ka edhe jete qe vlen te jetohet! 

No comments:

FIFA