4/04/2022

BejtuAllah

Te pergjigjem o Allahu im, te pergjigjem ty O i pa shoke, te pegjigjem, per ty eshte çdo lavdate e falemenderim, dhunti e pushtet, dhe nuk ke shoke!
...pa ndal e pereseritnim, Lebejk Allahume lebejk, lebejke la sherike leke lebejk, ... inel hamde ve niemete leke uel mulk, la sherike lek! Me ihram, ne autobus, ora 3 e gjyse pas mesnate, me shoke arritem te stacioni i autobusave, nuk arrija te orjetohem dote sa duhet ne ato momente, po skishte shume rendesi sepse turma, si nje lume derdhej ne nje kahje dhe dihej ka me shku! 

Sa vinte dhe me shtoheshin emocionet, endrra e jetes po me behej realitet, thirrja "...te pergjigjem o Allahu im te pergjigjem"! ... ishte plot bindje, sa vinte e i afroheshim nderteses se madhe dhe arritem te sheshi para hyrjes se Mesxhidit te Mekes, aty turma ishte edhe me e madhe, duhej te ndalemi pak deri sa te grubullohemi, dhe per pak, ne moment mbulla syte dhe vec i rikujtova vetes, se si dikur imagjinoja Ebu Brekrin, Omerin, Osmani, Aliun, dhe gjitha ata gjigant te gjenerates me te lavdishme te njerzimit, per pak mu sollen si silueta rreth e rrotull, me pelqente te besoj sikur me deshiruan mireseradhje, dhe ne cast hapa syte dhe me kaploj nje ndjenje e kendeshme, u rahatova shume, pas pak me inercion iu bashkuam turmes drej hyrjes, por sa arritem aty, ushtaret na e ndrruan kahjen, ... "jalla, jalla"!! ... duke na bere me shenje qe te shkojm ne te majten tone, andej dhe nisem! 

Dikush me zë, e dikush ne vete nuk ndaleshim duke konfirmuar bindeshem pse jemi aty, "Lebejk Allahume lebejk, lebejke la sherike leke lebejk"! Turma i afrohej njeres nga hyrjet, duke u shtyre njeri me tjetrin dhe vec filluam te ngjitemi shkalleve, u ngjitem, tre pale shkalle, vec kur arritem ne kulmin e godines se Mesxhidit, per pak sa mora te afrohem tek gardhi qe te mund te shikoj poshte filloj te thirre ezani i sabahut, u ndelem, duhej te gjejm vend te falim namazin, per pak caste, deri sa thirrte ezanim, thash ne vete, "eh, ketu nalte nuk ka qene as Ebu Bekri e as Omeri!?", u qesha ne vete! E falem namazin me nje ndjenje pak ndryshe, i mbuluar vetem me ihram, po, e falem, drejt me thon, emocioni qe me kaplonte nga desheria qe te zbres posht me dekoncentroj totalish nga namazi, por nuk merzitesha shume sepse tani duke dite se Allahu e di cfar mendje kam, skishte shume cka me bo aty me.

E falem namazin, dhe per pak minuta xhemati u shpernda, ndersa neve qe ishin aty per te bere Umren, u nisem posht shkalleve, por jo nga u ngjitem, zbritem reshte, dhe arritem te koridori tek i cili jane shkallet qe cojn posht te vendi ku Allahu Vete ka urdhenu Ibrahimin a.s. te ndertoj Bejtuallahun, ...dritat shkelqenin, neve zbritnim ngadal dhe Aty para neshe, madheshtore me doli para syve Qabja! ...ja Allahu, ja ku jame, te Shtepia ne toke!!!

U nisem ...  (per Umren, tavafin e pare, neser)

No comments:

FIFA