4/21/2022

Fahd Complex

Vizita e kopleksit ku shtypet Kurani Famelarte ne Medine ishte shume interesant. Mahnites ishte misioni i asaj "shtypshkronje" ta quaj, edhe pse ishte me shume se kaq.

Aty shtypej libri i Kuranit Fisnik ne shumicen e gjuheve qe fliten ne bote, nese nuk gaboj diku 55 sosh, rreth 10 milion kopje ne vite, mbi 128 milion qe prej hapjes ne vitin 1985. Me nje staf prej 1700 veta me nje dedikim te jashtezakonshem.

Nje kuriozitet qe e mesova ishte qe kopja e standardizuar e Kuranit ne ngjuhen arabe eshte e shkruar me dore nga mjeshter i kaliografise dhe si e tille shtypet apo skenohet per distribuim nga origjinali!

Duke vizituar kopleksin, ndermend me shkonte pergjegjesia qe mbajn mbi supe te punsuarit dhe njerezit pegjegjes si dhe investimi material dhe dedikimi shpirterore i gjithe atyre qe inkuadrohen ne ruajtjen dhe perhapjen e fjales se Allahut te Lartesuar. 

Ne te dale nga kompleksi, sic e kishin zakon si dhurate nà u dha nga nje kopje e Kuranit Famelarte ne gjuhen arabe, qe perben nje nderlidhje e autenticitetit shikuar nga distanca kohore edhe gjeografike per neve qe aty ishim nga Ballkani!

Edhe pse vizita ishte shume teknike per nga natyra, evuluimi dhe progresi qe eshte arritur ne kohe nuk kishte mundesi qe mos te reflekotoj ne disponimin shpirteror kur e mendon me thelle çeshtjen!

No comments:

FIFA