4/15/2022

Medina

Me te hyre ne Medine, te paren gje qe doja ta lokalizoj ishte Xhamija e Pejgamberit. Medina per dallim prej Mekes ishte gjith e rrafshte, e urbanizuar, e modernizuar me infrastruktur rrugore te asfaltuar, me se paku keshtu u duke derisa me autobusin qarkullonim rruges deri te hoteli.

Zbritem, u akomoduam dhe vec fillova te bej pergaditjet te nisem drejt Xhamise se Pejgamberit. Ne nderekohe filloj te me funksionoj imagjinata, fillova te kujtoj pritjen madheshtore nga ana e ensareve, fillova te sistemoj njohurit per gjithe ato histori qe kisha lexuar qe kishin ngjare ne Medie pas hixhretit.

Por e kisha te veshtir te orientohem, pershka se nuk kisha ndonje ide si dukej Medina ne kohen e Pejgamberit, pershkak se ne Meke orientim e kisha Qaben, ketu ne Medine orientim do te ishte Xhamia e Pjegamberit, por akoma nuk e kisha vizituar!

Kur ishte ne pyetje Xhamia, me kaloni ndemend sa e sa histori te transmetuara ne Hadithe, disa momente me benin kurioz e me ngalzonin, por nje moment qe me pikellonete kur e kujtoja ishte se aty kishte vdek Pejgamberi, ne vecanti ai momenti kur nuk ka mund me dale te fale namazin, pas se ciles ngjarje Ai ndrron jete!

Po nuk desha ta kujtoj ne detale vdekjen e Tij sepse kur e kame lexuara me heret shume jame emocionuar, tani ketu isha per vizite, per te shfrytezuar mundesine te dergoj nga afer salavate e selame nga vendlindja ime.

Sa ishte me shpejt e mundeshme u pergadita, dhe dola nga hoteli ne rruge, u gezova, nuk isha larga destinacionit, nga karshi dukeshin cadrat e kompleksit gjigant qe sote konsiderohet Xhamie e Pejgamberit, edhe unisa. Ja Allah, Bismilah, po vi Ja ResulAllah!

No comments:

FIFA