4/25/2022

social distancing

Sa here jemi lavdru me fjalen "Lexo" duke perdore si referenc fjalen e pare te shpallur Muhamedit a.s ne shpellen Hira! Sa here e kemi degju nga hoxhallaret, sa here eshte permend ne kontekste te ndryshme, sa e sa motive!?

Mua gjithmon para se te vizitoj vendin, momenti tek shpella me ka bere shume kurioz, si rrjedhoj e kam imagjinuar ne dimesione te ndryshme ate moment me ndikim pertej kapaciteteve njerzore.

Parapatrakisht, kam reflektuar mbi motivet e terhekjes 'sociale' te Muahmedit a.s, kam menduar per rrugetimin deri tek Shpella, kam munduar te hy ne mendjen e vete Muahamedit a.s. por nuk ka qene edhe aq e lehte, ne fakt, pak ka qene e egzagjeruara pa dyshim!

Por, kur arrita aty ndryshova piKpamjen, e kuptova me sakte dhe me drejt, u orjetova me mire, e njoha nga afer ambientin e shpelles, shikovà horizontet, me mire perceptova, per pak sikur deshirova te ndjej dicka te madhe, por jo nuk ndodhi, nuk ndodhi se shume te vogel jemi akoma per gjera te medha!

Ne kohen moderne, nga distanca, ska se si qe gjerat mos duken dhe perceptohen ndryshe, por ne kohe e para 1450 viteve konteksti tjeter ka qene, rrethanat kane qene ndryshe, kthesa ka qene e madhe, ka qene nata e madhe, ka ndodheur fillimi i shpalljes Hyjnore, fillimi nje epoke te re, pas te ciles gjithcka ndryshoj!

No comments:

FIFA