4/08/2022

ziaret!

Per gjith ata qe po ndjehen te lodhur duke u perpjek te realizojn qellimet.
Shikonje Ate qe jeta i filloj kur i kishte dyzete vjet, dhe migroj kur i kishte 52, e çliroj Meken kur i kishte 61, dhe ndriçoj njerzine para se te ik nga kjo bote. Ai qe lindi jetim, i cili jetoj i drejt dhe besnik, edhe pse jetoj si analfbet por e mesoj njerzine per gjithcka. Kane kaluar 1442 nga migrimi, Ai tani me ka ikur nga kjo bote, por akoma eshte prijës, lider i njerzimit, ... paqa, meshira dhe miresit e Allahut qofshin mbi Ate!

Sa e refuzuan ne fillim, e poshtruan, e kercuan, e ndeshkuan, e detyruan te shperngulet, por Ai duroj, i qendroj besnik amanetit, luftoj vetem per te verteten qe Allahu eshte Nje, i pa shok, as ka lind dikend as eshte i lindur, qe nuk ka nevoj per askend e te gjithe kane nevoj per Ate, eshte unik qe ska si Ai, jetoj dhe deshmoj se Ai, Muahamedi eshte vetem rob dhe i derguar i Allahut, shembellture dhe meshire per njerzine.

Kur i ke keto parasysh dhe gjindesh ne vendin ku Ai jetoj dhe veproj, kur mendon se si ndjek hapat qe Ai trasoj, ska se si mos te ndjehesh i vogel por me fate te madhe qe je njeri prej pasuesve te Ati qe kur u ngrite ne Miraxh foli me ALLAHUN vete, kur edhe Xhibrili i tha: "shko Ti, se e une deri ketu e kam, Ti je me i Madhe"! Ska si mos ndejhesh i nderuar ku je ne token qe Ai u be shkak qe njerzia qe jetonte ne terrin e mesjetes dhe dekadences morale te dale ne driten e besimit dhe prosperitetit!

Te ecish verdall Mekes, me kembet ne toke por me mendjen dhe syt ne qiell, duke medituar dhe "vizatuar" pamjet qe njihen nga historia ne hapsiren moderne te qytetit te Mekes, duke "shikua" siluetat e sababeve pran vetes, duke biseduer me veten se cka do tu kisha then atyre sot e cka do te me thonin ata prej atehere!?

Pas tavafit rreth e rrotull rrugicave te Mekes, perseri ne tavaf reth Qabes, me kujtime e me mall, por plot dashuri dhe krenari. Edhe pse kete e mbaja per vete, duke mos e shfaqur, duke qendruar ne "rolin" e haxhís, per mua ishte me shume se kaq, ishte ziaret tek Shtepia e Allahut, tek Muahamedi, tek sahabet, ... ishte deshira qe te qendrojm ne Arfat!




No comments:

FIFA