4/13/2022

Xhamarat

Pas namazit te sabahut, dita e 10 e muajit Dhulhixhe, gjithkund Bajram, akoma me ihram u drejtuam drejt vendit qe njihet si Xhamarat, ai vendi qe mileti e dí, si vendi ku gjuhet shejtani me gure! Prej me heret kisha nje pershtypje tjeter per ate vend, sepse pamjet qe kisha pà tani me nuk ishin ashtu. Ishte zgjeru kompleksi ne nje struktur masive prej betoni, me disa kate ku ishin ngritue tre shtylla masive prej betoni te cila duhet te gjuheshin me gure, nga shtylla me e vogel deri tek shtylla me e madhe, tek secila shtylle gjuheshin nga shtate guralec, duke e konfirmua Madhnin e Allahut, Allahu Ekbe sa here gjuhej nje gure.

Sibolika qendron ne perkujtimin e aktit e Profetit Ibrahim, kur Ai gjuajti shejtanin derisa ky i fundit perpiqej ta pengoj Ibrahimin a.s. qe te permbush amanetin ndaj Zotit ne gadishmerin qe te bej kurban Ismailin a.s, ...besoj se kjo ngjare eshte e njohur ose mund te lexohet tjeter kund!

Me duhet te kujtoj se, ne ato momente gjat gjuajtjes me guralec sikur e obligoja veten te zotohem qe te qendroj maksimum me aq sa me ka mbet nga jeta qe mos lejoj qe te ndodh vesefesja e djallit te mallkuar te me pengoj ne qendresen ne punet e hajrit dhe tek haku!

Me te kryer kete obligim, u kthyem tek cadrat dhe dola nga ihrami. Pas pushimit te shkurt vendosem me Doktorin te shkojm ne Qabe per tavafin e haxhit. 

Nisem me iden qe te gjeme transport, por nuk ndodhi ashtu, kur arritem tek vendi i pare urban nga kallaballeku ishte shume e veshtir te gjindet transport. Aty, pak nga mos pasja zgjedhjes pak nga sfida, vendosem te shkojm ne kemb drejte Qabes, qe rezuljtoj te jete nje distand rreth 6-7 kilometra. Me te arritur ne Qabe, u ndajtem dhe secili ne rruge te vet. 

Mbarova tavafin, thirra te shpia bena Bajram, dhe vendosa qe te kthehem ne Mine tek cadrat ne kemb, kesaj radhe nuk u mendova per transport. Ishte nje moment i mire te vezhgoj periferin e Mekes dhe ne te njejten kohe te reflektoj per Haxhin e Pejgamberit a.s dhe te sababeve. Per menyren si kane kryer ata ritualet e haxhit, si kane qendru ata ne ato vise, si e kane bë' ata ate rruge, ete tjera! 

Ashtu duke u kujtu dhe pak i lodhur, me veshje modeste dhe me sandale te harxhuara, ky rrugetim u shendrua ne nje perjetim i vecant, dhe pas dy ore ecje arrita tek destinacioni, i kenaqur se i kreva obligimet.

Duhej edhe dy dite tjera te qendrojm ne Mine per hedhjen e gureve, pas cka do kthehemi ne hotel, dhe vazhdojm ne Medine.

No comments:

FIFA