4/17/2022

ja Resulullah

Personi i fundit qe ka pare nga afer varrin e Pejgamberit dhe te Ebu Bekrit e Omerit, ka qene peraferisht 600 vjet pas vdekjes se Pejgamberit a.s. i cili me detyr ka qene i angazhuar qe te vertetohet se varet jane aty gjate perpjekjes per te rindertuar mesxhidin i cili ishte djegur paraprakisht.

Peraferisht ne vitin 90 hixhri, ne kohen e Omer Abdul Azizit, pas rrenimit te kulmit te shtepis se Aishes r.a. ku ka vdek Pejgamberi dhe ku eshte varrosur Ai me dy shoket, Halifja urdheron qe shtepia te rrethohet me gure pá hyrje dhe si e tille ngelen te jete ajo qe njihet varri sote.

Pas rrethumit "hermetik" transmetohet se kane ndodhur zgjerim te kompleksit dhe incidente te ndryshme qe kane çuar ne rrethime apo bariera te reja me perimeter me te gjer rreth varrit deri te rrethimi i fundit qe mund te kete ngjara aty nga fundi i shekullit 15 dhe fillimi i shekullit 16 kur Mesxhidit i eshte vendos kupolla e gjelbert sic njihet sote, atehere kur eshte regjistruar edhe momenti qe e permenda ne paragrafin e pare.

Ajo qe sot mund te shihet me sy nga dyert metalike egzistente eshte bariera e katert me radhe qe nà ndane neve nga varri i Pejgamberit dhe sahabeve, nje distanc 4-5 metra! 

I gjith perimetri rreth e rrotull varrit (sote), ne kohen deri sa ka jetuar Muahamedi a.s. ka qene Mesxhidi dhe ne anen e majt nga drejtimi i kibles ka qene shtepia e Ajshes r.a. ku ka jetuar Pejgamberi dhe dy shtepi te grave tjera dhe aty pran ka qene shtepia e Fatimes dhe Aliut r.a.

Shtepia e Pejgamberit transmetohet qe ka qene 3m me 4m, pra jo me e madhe se 12 metra katrore, me organizimin modest, ku ne vend te deres me mezxhidin ka qene e ndare me perde, pra, kjo hapsir sot eshte hapsira ku jane varrosur Muahmedi a.s, Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. 

Neve, ashtu sic i afroheshim shtegut, rrutes qe eshte e trasuar sot nga autoritetet per siguri, qe qarkullohet pran dyerve qe shihen ne fotografite, ku kalohet per ti dhen selam te Deguarit te Allahut, aty ka qene vendi ku jane falur sahabet, vendi ku imam ka qene vete Muahamedi a.s.

Me keto kujtime ne koke, me ate mallin qe nuk di si ta pershkruaj, me ate dashurin qe me shoqeronte me frigen e hipokrizise, me ate konfuzitetin e momentit qe krijohej nga kallaballeku, me plot mendime dhe vogelsi, arrita prane deres qe me vinte ne krahun e majt dhe me nje te heshtur por me plot zemer peshpeperita: es selamu aleikum ja Resulullah!
Do te vi prap neser te te vizitoj, Insha'Allah!


No comments:

FIFA