Perendoj dielli dhe né me autobusa e shumica ne kembe u drejtuam drej Muzdelifes! Nga tradita profetike dihet se aty kane qendruar (pushuar) kane fale namazin dhe kane vazhduar per ne Mine! Ashtu edhe neve e beme! U ndalen autobusat ne mes te rruges, dolen gjith jasht, falem namazin, hengem ushqim si pelegrin, dhe u nisem per ne Mine!
Me duhet ta rikujtoj se tane kohen qendoja me ihram te lagur ne pjesen e poshtme ndersa pjesen larte nuk e mbaja dot sepse vec filloj te bej ftohet! Qendronim ne pjesen e mbrame te autobusit duke diskutuar me shoke per tema te ndryshme, e nje teme e pashmangeshme ishte politika, dhe me duhej ta zbuloj njeren prej lutjeve qe e bera ate dita ishte: "... qe zullumit ti vjen fundi dhe zullumqaret te ngelin pa pushtet"! Amin insha'Allah!
Me te arritur ne Mine diku nga mesnata, u akomoduam ne çadrat ku qendonin mbi 50 haxhi ne nje hapsir, kushtet ishin optimale, banjot ishin kolektive, qe menjeher u shfrytezuan per rahatim dhe rifreskim! Ushqimi ishte ne nivel dhe mundesia per pushim ishte e pershtateshme! Fakti qe isha me ihram te laget dhe klima apo kondicioneri ishte aktiv me duhej te pershtati veten psiqikisht qe te rezistoj efekteve ansore, dhe ia dola me sukse. Disa qe ishin rrit ndryshe nuk rezistuan dot ne ato kushte dhe shkuan ne hotel. Por jo, une nuk munda ta bej se Profeti nuk e kish bo ashtu, Ai kish qendru aty, dhe une aty qendrova ne shembullin e Muahamedit a.s.! Aty ishte Mesxhidi, aty ishin gjitha.
Te nesermen duhet te gjuhen guralecat ne Xhamarat dhe mund te dilnim nga ihrami! Por per kete neser dhe per rrugetimin ne kemb deri ne Qabe!
No comments:
Post a Comment