4/26/2022

terhekje

E dini, edhe sot kur njeri lodhet nga padrejtesite, nga hilja, nga sherri, nga fitnja, nga terri i shkaktura nga rete e mendjeve te mbyllura, nga bestytnit, ndodh qe te paren gje qe mendon dhe pastaj e ben, terhiqet, mbyllet, fillon te mendoj te largohet, largohet, izolohet, sepse nuk duron dot, nuk deshiron te jete pjese e gjithe keti ankthi!

Edhe sot, kur njeri arrin moshen madhore, fillon te ec maleve, fillon te ngjitet shtigjeve, fillon te shetit me biciklet me nje shok ose vete, fillon te mendoj me zó, "te bej nje kolobe diku, ta fiki telefoni, ... boll mó!!!", edhe perpiqet me cdo cmim edhe ne form demonstrative edhe te manifestoj kete pakenqesi!

Besoj dicka e ngjashme ka ndodhe edhe me Muhamedin Besnik (el Emin), i cili ne kohen e rinis se Tije u rrit me dekadencen njerzore te niveleve te ndryshme, i cili u zhgenjy, u merzit, u lodhe nga ajo qe e rrethonte, u brengos nga pa mundesia qe te ndikoj ne permirsimin e gjendjes ne vend, dhe konstan po terhiqej, izolohej, largohej.

Sic e pershkruajta ne nje shkrim me heret, Meka ne kohen e fillimit te shekullit 7, ishte nje shkretetir karakteristike shkembore, thuajse pa vegjetacion, e thate, me reliev te vrazhde, me natyre te ashper, me klime me shpesh te nxehet!

Tani vetem mund ta paramendojm sa atmosfer stresuese, e pershkruar me terme moderne, mund te kete qene ajo kohe e kombinuar me dekadencen morale dhe etike tek nje shoqeri ku karakteristik kryesore e ka pas epshin!

Pra ne nje kohe si ajo, aty, nje njeri Besnik, cfar motivi mund te kete pasuri, cfar ka ndjejtur kur eshte ballafaqura vazhdimisht!? Prandja largimi, distancimi ka qene zgjedhja e duhur, por me siguri pà plan afat gjate, pà zgjedhje, por sic rezultoj nuk ishte vetem ne kete merzi, Ai i Gjithedieshmi, Fuqiploti, i Gjithemeshireshmi ishte me Te, Ai, kishte plane, per Muhamedin edhe gjithe njerzimin, Ai e kishte dizajnuar Muhamedin si Meshire per gjithe njerzimin, ai nepermjet Xhibrilit i foli vet Muhamedit dhe e zgjodhi te Derguar per mbare njerzimin!

No comments:

FIFA