4/16/2022

halas

Ja Allah, Bismilah, po vi Ja ResulAllah! ...edhe nisa drej kompelksit madheshtor qe sot njihet si Xhamia e Pejgamberit. Iu afrova njeres nga portat gjigante, ne oborin e madhe me cadrat e mbledhura ne ate moment. Ne te hyre ne obor thirri ezani, ishte koha e akshamit.

Xhemati qe levizte, per nje here filloj te pergaditet dhe gjith ata qe gjindeshin ne obor filluan te rregulloj safet aty, jasht. Kjo pak me kapi ne befasi dhe sikur u ndikova nga momenti dhe u afrova reshtit duke prit te perfundoj ezani!

Kete moment nuk e prisja, plani ishte te hy brenda te shijoj pamjet, te ambientohem, te orientohem, dhe me pastaj te falem. Ashiqare nuk i kisha bere llogarit mire, por pak rendesi ka, me siguri kjo ishte me mire. 

E falem namazin, dhe me tu ngrite fillova te llogariti sa sevape kam fitu Insha'Allah. Fillova ta kujtoj sa ishte kundervlera e nje namazi i falur ne Xhamin e Pejgamerit, a ishte 1 me 500 a ma shume!? Zakonisht nuk bej kesi llogarish, po duke qene se nuk e di a bej shume sevape, sikur po me konvenonte ta shikoj edhe nga ky prizem prezencen ketu, pastaj fillova te mendoj sa namaze kam fale ne Qabe!? ...por shume shpejt i thash vetes ndalu "mos u ben dallaverexhi", ruje! Egoist, thash me vete, po nuk me kujtohet a bena istikfat, sepse prap po me kondej disi!

Tash kur e mendoj nga distanca, ai fillim i prezences me keto disa detale qe i pershkruaj, me rezulton qe kam qene pake konfuz, pak i kam dhen koses, ama i vetedishem, i vetedishem per nje gje, te mbrri sa me shpejt tek varri i Pejgamberit, qe te mund te orientohem dhe te plotesoj mozaikun, qe me rrotullohej ne koke. Sepse e kisha lexuar se Pejgamberi ka banuar afer Xhamise se pare ne Medine, ne faket ajo qe njihet Bafceja e Xhenetit ka qene vete Mesxhidi, ku ka qene Imam Muahamedi a.s e shtepia ka qene ngjitur per asaj hapsire, aty eshte varri i Pejgamberit a.s.

Por natyrisht ne fillim nuk ishte e leht te orientohem, sepse ne kohen e sodit hapsira eshte gjigante, edhe me duhej te levizi pak me gjate deri sa u gjinda.

Ambienti ishte mbres lenes. Shtyllat e larta dhe karaketeristike qe i kisha pare ne fotografi, dhe mendimi qe gjithe ai kompleks qendron mbi dheun qe dikur ka qene Medineja e zanafilles se Ummetit, se aty kane ecur sahabet, se nga aty fillon civilizimi islam, me benin shume te vogel dhe te pa rendesishem, dhe kjo me kthjelloj!

Ja haxhí, i thash vetes ne ate arapçen qe e degjoja shpesh nga ushtaret qe perkujdesesishin per rendin ne Qabe, "halas", ...vazhdo, merr veten me te mire dhe fokusohu, je ne nje vend te madhe dhe benu modest, nuk je turist! ...vazhdova!

No comments:

FIFA