4/22/2022

Kuba

Nje gje per te cilen me rezuljtoj se nuk kisha aspak njohuri gjat prezences ne Medine ishte egzistenca e Mesxhidit Kuba!!! Per kete nuk kisha degjuar me heret dhe vetem arrita te kuptoj atehere kur ishim per vizite, dhe vetem aty ne vend degjova nga nje mike per relevancen e faljes se namazit ne ate Xhami, kur mu tha', se Pejgamberi a.s ka thene: "Kush merr abdes ne shtepi, dhe shkon per te fale dy reqat namaz nafile ne Kuba, e ka te barazvlevshem sevapin sikur me kry nje Umre"!

Ashtu edhe ndodhi, me abdes hynem brenda dhe fala dy reqat namaz, por sic e thash pa tendencen e perfitimit, sepse paraprakisht nuk e posedoja informacionin e duhur.

Kjo injoranc e imja, me nxiti qe fill pas daljes nga Mesxhidi Kuba, te informohem me teper dhe te lexoj me shume per kete Xhami!

Ajo qe kuptova ishte per mua befasi e madhe qe me konfirmoj sa i pa ditur qe jam. Ajo qe me iritonte ishte fakti qe ndoshta edhe mund te kisha has si fakt me heret, por qe ne rastin me te mire mund te mos keme qene i vemendeshem, e ne rastin me te keqe mund ta kem injoruar!

Por pajtohesha me faktin qe tani (atehere) po e mesoj dhe ndjehesha falemenderues edhe perskaj injorances sime isha ne mundesi te perjetoj momentin dhe te perfitoj nga mundesia.

Konkretisht, kuptova se ne Kuba, vend ne periferi te Medines, Pejgamberi a.s pas shpernguljes nga Meka ka qendru dy jave para se te hyne ne Medine. Aty Ai e ka prit Aliun r.a. qe te vjen nga Meka, pasi qe sic dihet Aliu r.a. ka qendru ne Meke duke zevendesura ne shtrat Muhamedin a.s qe te evitohet pengimi i largimit nga Meka.

Gjat ketyre diteve te qendrimit ne Kuba, transmetohet se Pejgamberi a.s e ka vendos themelin e kesaj faltoreje, qe e bene Xhamia e pare ne bote, ku edhe thuhet se eshte fale Xhumaj e pare! Pas arritjes ne Medine, kete Xhami e kane perfundura shoket e Pejgamberit a.s dhe si e tille njihet deri me sot si Xhamia e Sahabeve.

Transmetohet se Pajgamberi a.s e ka praktikuar qe te shtunave ka shkuar ne Kuba edhe ka fale namaz dhe ka motivuat edhe tjeret ta praktikojn kete duke i keshilluar me ate qe shkrujta me larte!

Gjithe kete e kuptova pasi qe qendrova na Xhamin Kuba, me vjen edhe tani shume keqe qe nuk pata rastin ta prakrikoj mirefillte hadithin qe me abdes dhe duke ecur ne kembe te shkoj ne Kuba te fali nafile! Allahu na rujt nga padituria! Amin!

No comments:

FIFA