4/05/2022

Umre!

Madheshtore Qabja, me e Madhe se qe e imagjinoja, do te deshiroja te ndalem e te meditoj sic e beja me heret, por ne ate moment nuk ishte e mundeshme, turma qe hynte brenda levizte shpejt dhe pa kontroll vec me inercion. Besoj, te gjithe qe ishim aty per here te para e kishin te njejtin emocion, te gjithe ishin te kapluar nga ajo qe paraqit perpara nesh dhe ashtu me shikim te fiksuar tek Qabeja iu bashkangjitem rreshtit i cili hynte ne tavaf. 

Ishte ndjenje e mire, por ne ate moment me duhej te jeme i kujdeseshem qe te orjentohem ku eshte "drita jeshile" prej ku llogaritet se fillon tavafi, kete e dija, sepse si zakonisht u informova mire para se te shkoj, e kisha ne dieni cka duhet te bej, plus imagjinata, ishte moment ideal, ...filluam tavafin, nje, dy, tre, kater rrotulime dhe fillon te shtojsh kujdesin pershkak se, sa vinte dhe shtohej numri i haxhive qe benin Umren por edhe i atyre qe aty ishin per ibadet, njerez nga e gjithe bota nga te gjithe etnit, gjinite, moshat, racat dhe vec kur ne nje moment e kuptova se aty afer nuk kisha asnje nga shoket, ...po tash, thash vet me vete ne te qeshur, dhe mu kujtuan muhabetet e haxhilerve tane prej me heret, qe tregonin se sa zamet e kane pase te qendrojn afer ne grup pas udheheqesit, se, hop hupen!!? ... kjo ishte e vertet kur aty pas pak para meje nje grup te haxhilerve aziatik ishin te lidhur me litar njeri pas tjetrit qe mos shperndahen! Por, ajo se ngela "vete" nuk ishte e rendesishme, me duhej te koncetrohem te mbaroj shtate rotullimet rreth Qabes qe konsiderohen te nevojshme per Umren, dhe duke perfunduar vinte me rradhe obligimi tjeter, te gjej deljen qe te shkoj te fillimi i sait apo ecjes nga kodra Safa deri tek kodra Merva, distanamca qe njihet si al-Mas'sa!

Kjo ecje (sai) ne kete distance (el Mas'sa) qe eshte perafersisht 450 m duhej te behet gjithashtu shtate here, ne te dy drejtimet qe i bjent te jete mbin 3 km. Ky ritual qe eshte edhe kushti i dyte per te kryer Umren behet per ndere te Haxherit, gruas se Ibrahimit a.s nenes te Ismailit a.s. e cila e ka bere kete distance ne kerkim te ujit pasi qe eshte vendos ne aty.

Pra ne te perfundur tavafin, duke dal nga rreshti djathtas e pashe shenjen qe orejtonte drej Safas dhe nisa ashtu pak i lodhur dhe i kujdeseshem qe te gjindem vete ne turme, sa mbrrina tek hyrja aty e takova Doktorin i cili gjithashtu sa kishte perfundu tavafin, ishte rasti i mire dhe te dy bashke e benem sain (ecjen). Ketu tani me nuk pata mundesin aspak te reflektoj, sikur fillova te ndjej lodhjen edhe nga pa gjumsia pak, por ndjenja ishte e mire sepse e dija se ky eshte vetem fillimi, e dija se do kthehem dhe do ta rishijon me gjithe kapacitetin sic e paramendoja, edhe ashtu ndodhi, elhamdulilah!

Pas perfundimit te ecjes bashke dolem nga Vendi i Shejnte dhe u nisem drej stacionit te autobusave dhe me pastaj ne hotel, ku i preva floket me cka plotsova kushtin e trete te Umres pas cka mund te dilnim nga ihrami!

Ky ishte vetem fillimi, ... vazhdojm!

No comments:

FIFA