4/02/2022

Ramazan '22

Ramazani ky muaj i cilesuar me shume epitete, i dalluar per shume ngjarje, i lartesuar per shume miresi, po edhe ndoshta jo aq i deshiruar nga dikush i cili vlerson se i prishet rahatia nga qe vihet ne siklet te agjeroj ose jo, mos flas si e perjetojn ata qe lere qe nuk agjerojn vete por shqetsoj te tjeret, por per hire te vertetes kata te fundit pakohen dhe humbin ndikimin ne mase, ndersa ata mcusat edhe proesorat qe ua prishnin Ramazanin nxenesve te vete te shkolla disa kane vdek e disa nuk e di ka jone!

Ky muaj i shejnte, i begatshem, me plote miresi dhe harmoni ashiqare mirepritet nga muslimanet ane e mbane botes po edhe ne trojet tona, dhe tani me shumcka nga rutina e jetes individuale dhe kolektive po adaptohet konform nevojave Ramazanore. Shumica e institucioneve adaptojn oraret, sherbimet tjera gjithashtu, shtohet gjymertlleku, por edhe deni profitet i rriten cmimet, por pak rendesi ka, kryesorja Ramazani tani nuk eshte aspak tabu, perkunderazi shihet si nje mundesi e madhe per perfitime shpirteror, shendesor edhe matrial nga te gjithe muslimanet edhe jo muslimanet.

Personalisht Ramazanin e pres me shume sportivitet, e agjeroj qe prej femirije, e kam perjetuar ne faza te ndryshme, ne stina te ndryshme, besoj se e kam kuptuar esencen e arsyjes pse agjerimi i keti muaji eshte bere obligim per besimtarin, kam adaptuar nje filozofi racionale per te kuptuar urtesit qe dalin nga ky obligim, dhe e besoj se ia kam dale te vjeli miresit praktike duke ngelur me shpres se Allahu i Lartesuar do te pranoj ate qe Ai e dì cfare neve e konsideron ibadet!

Nuk dua ketu, tani per tani te trajtoj fenomenin e argumenteve shkencore per dobit reale te agjerimit, besoj kete muaj do tu dalin shume video qe do te shperndajn shoket tuaj dhe portalet neper fejsbuk, as per argumente fetare per farzin dhe nafilet qe dalin nga ky muaj sepse ate do ta bejn hoxhallaret!

Kete muaj do te mundohem te sjelli piKamje per tema te zakonshme por edhe nuk do te permbahem qe te ndjehen se jane pak Ramazanore sa per te ruajm frymen e vleres dhe dobive qe ka ky muaj!

Ju qoft per hajr, insha'Allah me lehtesime, nijet te paster, durim dinjitoz dhe dobi per juve dhe te dashurit tuaj! Allahu i Lartesuar ua pranoft agjerimin!   

No comments:

FIFA