4/06/2022

lutje!

Meka nuk ishte sic e paramendoja, edhe pse isha ne diejni per progresin dhe modernizimin qe ishte shume evident tani me, por per mua ajo qe me befasoj ishte elementi gurëror apo shkebore dhe relievi i vrazhde qe verehej nese shikoje rreth e rrotull, edhe pse disa nga kodrat tani me ishin grryerr dhe zevendesoheshin me ndertesa moderne.

Kjo pershtypje me elemente te befasise me beni te rimendoj skenarin e asaj qe me heret e paramendoja. Disi Meken e paramendoja me te rrafshte, disi me kompakte, por tani me e njoha ndryshe, shkembore dhe me te gjere dhe e asfaltuat. Natyrisht per asgje ne teren nuk mund te rikrijojsh Meken e kohes se Muahamedi a.s. por ama nuk kishte cka te me pengoj qe ne imagjinaten time te vizualizoj ate qe desha te perjetoj apo te "shikoj", edhe keshtu ndodhi!

U drejtova vete drejt Mesxhidit te Shenjet, ishte pas dreke, me qellimin qe te qelloj aty per namazin e iqindijes. Tani me isha i gatshem te perbi te plote atmosferen, ishte dite, isha i pushuar dhe i fresket. Arrita tek hyrja kryesore dhe drejt mbrrina tek koridori nga ku zbritet posht te Qabja, me shume qetsi dhe me plot deshire iu bashkangjita rreshtit qe hynte ne tavaf, ishte moti i mire, jo edha aq nxeht, kesaj radhe munda te kenaqem duke shijuar ambientin per 360° dhe te veshtroj Qaben nga te gjitha ante. 

Ishte momenti i mire qe te reflektoj perderisa ecja, te mendoj per Ibrahimin a.s, per Ismailin a.s, per gjithe historine qe pata lexuar, per urdherin qe eshte dhene qe te ndertohet kjo Shtepi dhe per ftesen qe te thirret njerzia aty te adhuroj Allahun. Mendoja se si filloj e gjitha, mendoja si vete Allahu Teala zgjodhe ate veten bash aty per rolin dhe rendesin qe ka sot, ku eshte urtesia, sa eshte urtesia, mendoja per momentin qe Muhamedi a.s ndermjetesoj tek kreret e Kurejshitve dhe ndihmoj me vendosjen e Gurit te Zi gjate rinderrimit te Qabes, mendoja per pastrimin nga idhujt, per clirimin e Mekes, per ezanin e Bilallit, sic e kisha pa tek filmi The Message, mendoja dhe ndjehesha i privilegjuar dhe vazhdova te eci deri sa thirri ezani i iqindijes.

Edhe ashtu sic ishte praktika, pelegrinet qe ishin ne tavaf, pas ezanit dhe ikametit aty ku ishin ndaleshin dhe drejt reshroheshin ne saf dhe ktheheshin nga kibla apo me sakt nga Qabeja sepse aty ishte kibla vete. Ishte namazi i pare qe e fala aty me Qaben Madheshtore para syve, sepse sabahun e falem ne katin nalt nga ku nuk dukej posht, ishte nje nga namazet qe me bindje te plote dhe adhurim kam rá ne sexhde duke thene “Subhana Rabijal A'la” (I Lartesuar eshte vetem Allahu), ishin emocione te papershkrueshme, aspak naive, ishin plotesim shpirteror, plotsim fizik ishte realizim i endrres jetesore! 

Me te perfunduar namazi, vazhdova perfundimin e tavafit, dhe me kujtohet se si, ne shenje falemenderimi i bena lutje Allahut Teala per shendet dhe mireqenje per ata qe u bene sebep, per ata qe i dua, per muslimanet ne bote dhe per popullin time qe e dua shume, u luta qe ta ruaj nga zullumi i te huajve dhe hilja e vete neve. E di se ishte lujtje e sinqert dhe besoj se Allahu e ka pranu.

Tani ju qe arritet deri ketu te lexoni, e ne vecanti kete pragrafin me larte, me te drjet edhe mund te pyeteni, ne gjendjen qe konsiderojm qe jemi, a  tek "kjo gjendje" te vime ka qene lutja, ose akom nuk eshte pranu!!?

Une besoj se lutja si e tille eshte marre ne konsiderat absolutisht, por perceptimi yne eshte i kufizuar, prandaj edhe e nxitojm ne veprim dhe pritshmeti, ndersa Ai eshte i Uriti i Gjithedieshmi, Absoluti, e Ai e Di cka eshte me mire per neve, e lutja ishte "ta ruaj nga zullumi i te huajve dhe hilja e vete neve", Amin!

No comments:

FIFA