4/11/2022

Arafati

Arafati, nje regjion diku rreth 20 km larg Mekes ku edhe gjindet Kodra e Arafatit, apo sic tani me perceptohet si Kodra e Meshires me nje lartesi mbidetare afer 500 m, eshte vendi ku cdo vite ne diten e 9-te te muajit Dhul Hixhe tubohen te gjithe ata qe shkojn ne Haxh! Edhe ky vend per nga relievi eshte nje vend shkembor, qe vetem tani ne dekadat e fundit ka infrastruktur modere e deri atehere ka qene shume afer asaj qe njihjet si shkretire. Por ky pershkrime eshte vetem perceptimi njerezor dhe shume injorant sic po e bej une tani. 

Ne realitet Arafati eshte dukuria me fenomenale qe i ndodhen njerezise! Arafati i bie te jete evenimenti me special qe ndodhen ne Planetin toke cdo vite ne date te caktuar, vetem ne vend te caktuar, per kohe te caktuar, me komunikim te caktuar dhe me njerezit e caktuar, gjithe kjo ne raport me Krijuesin e gjithesise!

Nga tradita islame, e praktikuar nga vete i Derguari i Zotit, qe fenomeni te ndodhe, dhe dobia te jete konform qellimit, kushti eshte qe ne Arafat te arrihet para lindjes se diellit ne daten e caktura dhe te qendrohet aty deri sa te perendoj dielli ne ate dite, pra kush vjen me vone apo kush shkon me heret, veteperjashtohet nga dukurija qe ndodhe!

Por per traditen dhe pershkrimin gjeografik nuk do te ndalesha shume te shkruaj, per kete edhe mund te lexohet tjeterkund! Si e perjetova une prezencen ne Arafat do ishte ajo qe do te doja te shkruaj.

Vazhdojm! Nje nate perpara, pra diten e 8 para mesnate duhej te veshim ihramet dhe diku nga mesnata u nisem me autobus per ne Arafat. Ishte per mua moment me emocione te perziera, sepse per ate moment nuk kisha imagjinuar me heret si per Qaben, kjo ndodhte sepse nuk kisha degjuar ndonje eksperienc e dikujt tjeter prej me heret! Kjo me bente edhe me kurioz por edhe te vendosur qe ta perjetoj konform pritshemrise, sepse neser ishte momenti vendimtare!

Me te arritur ne Arafat duhej te akomodohemi ne tenda qe te kalojm pjesen e nates dhe ku do te qendrojm diten neser, kjo do te llogaritej qendrimi ne Arafat. Sa u akomoduam, ne mesxhidin e improvizuar i falen namazet dhe aty pastaj mund te kryheshin lutjet dhe ibadetet qe cdokush e ndjete te nevojshme te bej!

Duke i parashtruar vetes pyetjen, a do te mjaftonte kjo dhe duke i sugjeruar vetes se duhet te jete me shume se kaq, dola nga tenda dhe shkova me nje skaj jasht te bej namaz nafile. Aty, ndoshta nga emocionet e stimuluara, ndoshta nga meditimi dhe reflektim mbi vete fenomenin, sido qoft, ne ate namaz e ndjejta veten absolutisht te dorzuar, ndjejta vibrimin dhe energjin si qarkullon nga toke tek trupi dhe nga trupi tek toka, se si une dhe toka ishim nje dhe se si ne ate moment dorzimi isha i gatshem te behemi nje, por jo, u ngrita nga sexhdeja, qendrova ne keme, u ula prap, rash ne sexhde, dhash selam dhe mbeta me lote pafundesisht falemenderues. 

Kishin ngel edhe pak ore para se te lind dielli, shkova te flej, por me qellimin qe kur te zgjohem neser te shkoj tek vendi qe une e njihja si Arafat, por si, nga te shkoj!?

Me tu zgjuar, te paren gje qe bena hapa telefonin dhe me google maps u mundova te orientohem, dola ne rruge qe te krijoj nje perceptim real per rethin meqe naten nuk orientohesha dot, u mundova dhe mendova qe te nisem vet deri tek Kodra e Arafatit, sepse doja me patjeter qe te jeme prezent aty ku Muhamedi a.s. mbajtit Hudben e Lamtumires, aty ku mendohet se jane taku Ademi a.s dhe Hava pas zbritjes se tyre ne toke, duhej te jeme aty, besoj se shumica deshironit te jene aty ate dite, edhe pse plot tjere ngelen tek cadrat. Por prap nuk desha te shkoj vete, biseduam me shok dhe vendosem te shkojm bashke dhe u nisem.

Kur u nisem ishte nxeht deri te momenti qe arritem tek Kodra e Meshires, turma ishte e madhe, por deshira ishte edhe me e madhe dhe ashtu duke u shtyre arritem te afrohemi ne renzen e Kodres, qe ishte shkemb mbi shkemb dhe per te qendru aty mu desht te hypi mbi nje gure. I kenaqur me momentin fillova lutjet dhe per 2-3 minuta moti ndrroj, per nje cast filloj nje rebesh shiu me ere, aq sa ne ato moment me duart larte te gjith me lutjet me ze krijuan atmosferen e pahareueshme. Lutjet ishin te shumta, emocionet ishin te medha! Insha'Allah jane pranuar nga Allahu dhe vjelim miresit dhe e meritojm meshiren e Atij!

Qendruam rreth nje ore, dhe ashtu te lagur u kthyem tek tenda, me duhej te marr veten, por ihrami i lagur me pekujtonte momentin vazhdimisht! Ashtu duhej te qendroj deri diten e neserme pas perfundimi te aktit te gjuatjes me gure ne Xhamarat! Por per kete edhe pas largimit nga Arafati, neser!

 

No comments:

FIFA