4/28/2022

Hìra

Per tu ngjitur deri tek maja e Kodres se Drites (Xhabal ul Nur) prej posht ne kohen e sodit duhet ecur shkalleve te ndertuara nga individ te cilet qendrojn aty dhe perkujdesen per mirembajtjen e te njejtave ne forme vullnetara duke pranuar te holla nga vizitoret e rastit ne forme vullnetare gjithashtu.

Distanca nga posht deri ne maje ne zik-zakun e shkalleve zgjaten diku prej 30-45 minuta, ne nje pjertesi konstante diku mbi 50° shkalle. Nje teren i ashper shume, pa vegjetacion dhe me kohe zakonisht te nxeht. Rruges hasen njerez plot, dhe per befasin time edhe disa majmuna. Ne maje qendron nje mace, nuk e di nese ka me shume se nje!?

Maja e kodres eshte kryesisht me shkembi, apo megalit te medhenje, perafersisht me nje siperfaqe prej 50-60 m2 me nje reliev jo te regullt, me gure qe qendrojn nje mbi nje, me nje nenkalim te ngushte mes dy gureve te medhenje pas te ciles arrihet tek vendi, qe konsiderohet si shpella Hìra.

Shpella Hìra, nuk eshte hic me shume se nje strehimore e vogel jo me shune se 2 m2 por e mjaftueshme qe te te mbroj nga dielli i nxeht diten dhe nga ftohti dhe eventualisht nga era naten. Aty tranasmetohet se ka qendruar Muhamedi Besnik ato dite dhe Ate Nate te Madhe.

Cka e shtyni, pse erdhi aty, ne ate kohe, nga piKpamja njerzore neve e pershkruajm sa mundim, logjikisht e interpretojm, tentojn ti japim kuptim, por e gjitha aspak nuk do te kishte kuptim sikur mos ndodhte intervenimi hujnore. Sepse nje njeri skisht cka kerkon ne ate maje qe nuk te ofrone asgje, sidomos ne ate kohe kur nuk ka pas as shkalle, as rruge, as uje, asjgje per te ngren, bash asgje. Bile, ngjitjen qe mund ta kishte bere Muhamedi Besnik aso kohe duhej te kishte qene shume e mundimshme, thuajse e vujteshme, aq me teper kur nenkuptohet se Ai aty eshte ngjite duke mos e dite cka do te ndodhe, por thjesht eshte ngjite ne form proteste eventualisht, qe te degjohet rrahja e zemres, mbrendina e Tije, nga Ai qe kishte shkaktuar sebepe per te sjell Muzhden e Madhe, per te Shpalle Porosin e Madhe per njerezin, Mrekullin, Fjalen e Vete, Kuranin, Njeriut qe aty qendronte i merzitur, i brengosur, i terhekur, i distancur nga zullumi dhe hilja, por bash Ai kishte qene i Zgjedhur qe te jete i Derguar i te Plotefuqishmit, vete Allahut te Lartesuar.

Ajo Nate e Madhe, per te cilen vete Allahu i Lartesuar pastaj tha se e ka vleren sa 1000 muaj, Nata e Kadrit, per te cilen edhe e pyet te gjithe njerzine "e cka di ti, cka eshte Nata e Kadit!?", Ajo Nate kur zbriti Xhebrail Emini, ajo Nate kur i tha Muhamedit, sigurisht i strukur ne ate shpell te vogel, ne terr, "... Ikrà"!!!! ...moment i jashtezakonshem, me Nur, por sic transmetohet, i befasueshen per vete Muhamedin, madje ndoshta edhe i frikshem si moment per Ate. Ajo Nate kur, prap iu tha: 

"Lexo!!!", 
"...nuk di te lexoj!!!!"
"Lexo me emrin e Zotit tend, i cili krijoi."

Cfar momenti, cfar emocioni, me duhej te qendroj per pak i mbyllur ne mendje qe te rezonoj mjaftueshen dhe te perceptoj shume pak ate moment te madhe prej kur filloj gjithcka.

Me duhej te kenaqem vetem ne dy rekat namaz deri sa qendrova tek shpella, duke qene i vetedishtem qe ata dy rekat nuk duhej te dallojn per nga dedikimi prej namazeve tjere, sepse ai vend ishte i zgjedhur per te ndodhur Momenti i Madhe, qe rrjedhimisht te adhurohet Allahu cdo kund dhe nga cdo kush ne mbar ruzullin toksore, duke ia dhen njeriut mundesin kete moment ta kerkoj cdo vite, cdo fund Ramazan, kur zbresin melaqet ne toke, qe te regjistojn lutjet e mbare njerzise, qe te perfitojn nga Meshira e Zotit te Gjithesise.

No comments:

FIFA