4/29/2022

zemiluni, zemiluni

Ngjitja deri tek maja e Kodres se Drites ishte jo e lehte, por edhe zbritja gjithashtu. Edhe pse me shkalle, gjate zbritjes duhej patur shume kujdes per mos me u pengu ose mos me u rrezu. Me kujtohet gjat zbritjes, takoja njerez qe ngjiteshin, burra e gra. Ata qe ishin me ne moshe edhe po dorzoheshin gjate ngjitjes. Me kujtohet qe nje zonje u desh qe te ia jap ujin qe kisha me vete, pershkak se ishte ne veshtersi gjat ecjes neper shkalle.

Ajo qe kujtoja gjat zbritjes ishte Muhamedi Besnik, si eshte ngjitur e si ka zbritur, ne ate kohe kur nuk kane qene shkallet, e qe nuk rezultonte se kishte edhe ndonje rrugic tjeter pershkase gjith rreth e rrotull ishte gure.

Paramendoja, pas momentit qe ka perjetur ne dialog me Xhibrilin a.s, si ka vepruar. Sa ka zgjat dialogu, ne c'pjese te nates, sa ka qendruar pas dialogut aty, a ka prit agimin per te zbrit nga kodra, si dhe pyetje tjera qe me rrotulloheshin ne koke.

Nga transmetimet e dime, se ka qene i trishtuar, i befasuar, ne hamendje. E kemi lexuar ku thuhet se "me vrap ka shku tek shtepia e Hatixhes r.a.", e kemi lexuar se si ne pamundesi te shpjegoj cka ka ndodhe, pas arritjes ne shtepi vetem ka kerkuar qe ta mbulojn i kapluar nga ethet: "zemiluni, zemiluni!" (mbulom, mbulom!).

E gjithe kjo me sillej ndermen, deri sa shikoja drejt Qabes duke imagjinuar dhe duke pyetur veten, cfar drejtim ka mbajtur drejt shtepise, ne cfar gjendje e ka ecur rrugen? Cfar momenti, cfar situate, cfar perjetimi, cfar kthese e madhe per vete Muhamedin Besnik e cfar revulucioni per njerzimin!?

E kur zbrita posht, i lodhur nga rruga dhe ne kujtime, duke pritur qe te vine me vatur te na marrin, se ne kembe nuk "na mbante", duke u freskuar me uje dhe duke bere fotografi dhe muhabet, fillon ta harojsh gjith ate sakrific te Profetit, edhe mos me keq, te tere historin e fillimit kerkon ta blejsh me lire se badiava, per ta shite me pastaj si "boss" musliman! Zot, Ti je Fales, falem mua!

No comments:

FIFA