4/03/2022

imagjinata e tinejxherit

Gjithmone kur lexoja per Profetin Muhamed a.s ne hapat e para te njohjes se Islamit si nje djal i ri i cili edhe pse nga tradita e njihte konceptin e hallallit dhe haramit, gjithmon mendoja dhe meditoja qe te kuptoj me saktesisht anen praktike se si Muahamedi a.s. ke jetuar edhe vepruar ne perditshemerin e Tij duke ecur me kembe rrugeve te Mekes ne kohe reale. Pra, ajo qe e lexoja si pershkrimim i ngjarjeve apo momenteve sikur nuk me mjaftonte dhe gjithmone shkoja pertej, mundohesha te kuptoj sakte momentin, e vizualizoja vendin, mundohesha te jeme aty pran ku zhvillohej ngjarja, biseda, momenti, lufta, deshira ishte e madhe te jeme aty, por nuk ishte e lehete, mungonte fotografia, ishte vetem Qabja epiqendra qe e kisha prezent ne imagjinat dhe AJO me sherbente si bosht rreth te ciles imagjinoja gjith ate qe lexoja! 

Ne fillim natyrshem edhe mungesa e informacioneve ishte e madhe. Me vone lexova me teper, nuk kisht YouTube, e njoha Muahamedin a.s. me mire dhe e dashurova me shume, por prap vazhdonte tentimi te shetiti me Ate ne Meke, te bashkejetoj me Shoket e lavdishem te Tij ne gjitha ata momente per te cilet lexoja, ne ato ngjarje te cilat ndodhni aty diku rreth e rrotull Qabes.

Me kujtohet tentimi se si ngritesha larte dhe sikur sot me drone, edhe pse atehere droni nuk perceptohej, dhe shikoja nga larte levizjet, manovrimet, ngjarjet per te cilet lexoja, dhe aty mbaronte per mua!

Kjo shpesh edhe me bente te merzitem sepse, e mendoja ... dhe deri sa shkruaj tani me kaplojn emocionet, ... e mendoja se si kjo mund te ngel vetem imagjinat ne tentim, se si nuk mund te ndodh ne realitet, se si nje njeri i vogel si une mund vetem te imagjinoj por as se si nuk mund te shkoj ne ate vend te shenjt, se eshte e pa mundur te ndodh qe te shkeli aty ku ka shkel Muahamedi a.s, por prap asgje nuk me ndrronte mendje, dashuria per kete te Dergura te Allahut te Lavdishem rritej, sepse e besoja pa hamendje qe Ai eshte i Deguar i Zotit te gjithesise e une me vogelsin time duhet isha nje pasusese pa cka se i vogel!

Kaq, ketu perfundonte, nuk kisha guxim as te bej plan, por ama Ai s.w.t. qe eshte njohes i te gjithe planeve, kishte planifikur qe te ndodh ndryshe, se Ai e di me se miri, me ftoj te shkoj te vizitoj te Derguarin e Tij, te shetiti vendet ku Ai jetonte, ku vepronte, gjith ate qe imagjinoja ta perjetoj, Ai beni sebepe, vendosi ne sherbim njerez dhe ambasada, qe une te bej endrren realitet. Shkova ne Qabe, ne momentin e duhur, per farzin e duhur, Haxhin!

Si e perjetova Qaben!? ...vazhdojm neser!

No comments:

FIFA