4/23/2022

made in china

Koncepti i organizimit te qyteteve ne Qytetrimin Islam, mbi modelin e qytetit te Medines ka qene shume praktik ne infrastruktur! Xhamia ka qene qendra, rreth e rrotull eshte zhvilluar tregu dhe ne qarkun tjeter kane qene vendbanimet.

Kjo shtrirje edhe pse e modernizuar po verehet edhe sot, edhe pse zgjerimi masiv qe eshte bere, kete nuance e bene te parendesishme.

Nje dite prej diteve te qendrimit ne Medine pas dreke e ndajta kohe te vizitoje tregun e Medines dhe disa nga dyqanet qe shesin rekvizita te ndryshme qe zakonisht blehen nga haxhileret qe vizitojne aty!

Duke mos qene tregtare ajo qe me teper me interesonte ishte te kuptoj frymen e berjes allesh-veresh ne nje vend si Medina.

Por drejt me thene ky segment aty nuk dallonte nga viset tona. Edhe aty kishte dallavere, pazarllek, turli malli, ne fakt mall kine kryesisht, edhe hurma, rruza, sexhade sa te duash!

Pjesa dermuese e tregtareve, apo shiteseve me sakt, se biznesi ndoshta ishte i vendalive, shumic ishin nga vendet aziatike, kryesisht te Indise!

Mall kishte me bollek, sic e thash, reth 90% ishte 'made in china', po gjithsesi ishin prezent edhe shumica e brendeve boterore, te cilit ishin te destinuar per njerezit me xhepat e thelle!

Mbi 75% e mallit qe ofrohej atje, sot e ke ne dyqanet qe i kemi ne cdo qytet tonin. Keshtu qe exclusiviviteti tani me po humb ne relevanc me qe bota ndryshon! Tani ngelen qe ato vise te vizitohen vetem per ibadet, reflektim dhe meditim.

No comments:

FIFA