4/19/2022

Uhud

Vizita ne vendin ku eshte zhvilluar Beteja e Uhudit ishte gjithashtu nje moment qe me ngjali kureshtje, pak befasi dhe me beni te reflektoj prap ne kohe!

Historia qe kisha lexuar per kete betej ishte nje nga ato ngjarje qe me ka ndikuar ne formimin e karakterit. Ne vecanti ai momenti i mos zbatimit deri ne fund i urdherit te Pejgamberit a.s me te cilin kishte ngarkuar disa sahabe qe "mos leshojn piken ne koder, pavarsisht cka te ndodhe ne fushebetej"!

Historia dihet, ata duke menduar se eshte fitu beteja, para kohe leshuan pozicionet dhe rjedhimisht ushtria e besimtareve sulmohet nga idhujtaret dhe humbet beteja!

Ky "mos respektim" i urdherit, per te cilin me vone jane falur nga vete Muahamedi a.s me ka ndikur ne kuptimin e drejt te urdhrit, amanetit, detyres, sa here jame ngarkuar me nje te tille.

Prandaj deri sa qendroja aty ne fushebetej, por thjesht une aty si turist, duke shikuar aty prane varrezat e deshmoreve, me dukej vetja cinik, me aparat ne dore, duke peshperit lutje dhe duke "luajtur" rolin e mbikqyresit, thuajse halli im ishte noksan aty!

Ajo qe eshte per ta permendur vecmas eshte fakti, qe ne krahasim me pjese urbane te qytetit, Uhudi ishte autentik thuajse si ne kohen kur eshte zhvilluar beteja me 23 mars 625 ose7 Sheval, vitin 3 pas hixhretit!

No comments:

FIFA