4/10/2022

haxhí

Njohim sa e sa njerez qe kane shku n'Haxh ne Meke, kane qendru ne Arafat, kane bere lutje dhe jane largu per te ndejt ne Muzdelife e me flejt ne Mine, e kane gjuajtur shejtanin ne Xhamarat dhe jane kthye ne vendin e lindjes me shpres se jane fale nga Allahu i Lartesuar!

Kam fillu me mall ta kujtoj ate vaktin, kur vlente rregulla qe Haxhia nuk rrene, Haxhia nuk vjedhe, Haxhia nuk shpif dhe ai prezentimi dinjitoz para mexhelisit: "jam djali ose vajza i/e Haxhi filanit"! Edhe pse nuk mendoj se eshte keq qa sot ka ndryshu pak, mendoj se eshte mire qe sot haxhi mund te jesh edhe pa kemishen me kocka edhe pa tërllek, ama nuk bon me rrejt, me vjedh, me shpif! Se ashtu njerezit tallen dhe te ngjesin epitete te ndryshme qe nuk jane te hishme per ty as per neve!

Veset e liga edhe nese i ke pas para se te qendrojsh ne Arafat, pas Arafatit insha'Allah je pastru, je fale, je meshiru, nje mundesi e mire mos me vazhdu pas asaj, me u be me i devotshem, me besnik, me diniroz, me i vertet!

Arafati eshte vendi qe synohet dhe shpresohet se do te ngjaj ne jeten e gjithsecilit qe ia dine vleren keti dini! 

Ti haxhi mbaje veten, lutjet qe ke bere per durim dhe guxim insha'Allah te jane pranuar, qellimin dhe synimim e sinqert qe i ke vendos vetes si obligim insha'Allah ia del ta realizojsh dhe manifeston ne praktik imanin qe ké, duke qene shembull i muslimanit dhe prijes kunder haramit.

Sepse pas Arafatit duhet me qene me mire jo e kundarta, por per Arafatin do shkruaj neser!

No comments:

FIFA