4/09/2022

lypsar

Rabbenâ âtina fid'dünyâ haseneten ve fil'âhireti haseneten ve kınâ adhâbennâr! (O Zoti ynë! Pranoje lutjen. O Zoti ynë! Më fal mua prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën e Gjykimit)!
... as-salamu aleikum ua rahmetullah, as-salamu aleikum ua rahmetullah"!!! ... mbaroj namazi i drekes dhe si zakonisht u ngritem ne kembe te falim namaz per merhumet e asaj dite, nje praktike qe nuk e kisha ne dijeni para se te shkoj ne Meke, e qe falej pas cdo namazi!

Ate dite isha i vendosur te bej tavafin ne perimetrin e ngusht sa me afer Qabes! Kjo ishte e mundur pas cdo namazi kur per pak caste krijohej hapsire ne momentin qe xhemati shperndahej, pastaj shpejt shtohej masa dhe krijohej turme e zakonshme ne kohen e haxhit!

Ate dite ja arrita, u afrova shume pran Qabes, nuk ishte e mundur te qendrohet ma nje vendi pershkak se levizja ishte konstante, por ishte shume mundesi e mire per mua qe te reflektoj edhe nje here, te meditoj, ta falemenderoj pa fund Allahun e Lartesuar, dhe per nje moment u gjeta aty afer, pran deres se Qabes edhe, tekstualisht e pásh veten perpara deres se Shtepis se Allahut, e pashe veten si nevojtar qe ka nevoj per lemosh, e konsiderova veten si lypsar i dorzuar, dhe pa hamendje vendosa ti lutem Allahut per vete dhe per njerezit qe dua, dhe si zakonisht per popullint tim. 

Edhe pse tane kohen isha i vetedishem qe Qabjea sot eshte rinovim i disa hershem pas Muahamedit a.s, por kjo mua nuk me pengonte qe aty te "vizualizoj" ngjarjet qe kane ndodh perpara ne histori dhe ngjarjet ne kohen e Muahamedi a.s, sepse aty ishte 'guri i zi', aty ishte 'mekami i Ibrahimit a.s.! Aty solla ndermend momentin kur Ibrahimit gjen gurin me ndryshe, gurin e bardhe, gurin e jasht planetit, ... solla ndermend vendosjen gurit ne kohen kur ndermjetsoj Muahamedi a.s. ne mesin e parise se 
Mekes dhe ndikon ne unifikim dhe pajtim qe te gjith te kene hise ne vendosjen e gurit ne murin e Qabes. E sa kujtime, sa mendime, cfar momenti!?

Cfar momenti!? Moment i pershtatshem qe te afrohem pran 'gurit' dhe ta preki, e ndjeva qe ta bej kete, edhe pse me heret kjo nuk me dukej e nevojshme ta bej, ndoshta pse shikoja se si disa i afroheshin, me dukej e egzagjerume, me dukej thuajse qasje e gabura, por nuk mendoja per ate, por ne nje moment e bena gjesti si gjithe te tjeret e preka, ndoshta i ndikura nga informata qe e kisha lexuar dikund se "guri i zi eshte gure i zbritur nga Xhenneti ne toke dhe se ai regjistron cdo fytyr qe ka qene prezent aty", ndoshat ne ate mement sugjestioni instiktive ndikoj qe ti afrohem, dhe duke e perjetuar gjith ate moment, ndoshta thash ne vete, "le te dihet, le te regjistrohet", fundja gjith serverat e google-s dhe facebook-t na i kane te dhenat, qoft ky nje server hyjnor, zaten prandaj edhe thirrja: "ja ku jam, o Allahu im, ja ku jam"!

Me te mbaruar tavafin, u ngjita ne njerin nga ballkonet ku zakonisht qendronin ata qe lexonin Kuran dhe falnin namaz! Une arapçe nuk di, dhe nuk jam nga ata qe tundin koken kur bejn dhiker, por thjesh per disa momente qendrova i mbuluar nga emocionet dhe me binjde absolute bena namaz, duke qendruar ne kemb, duke qendruar ne ruku dhe duke rá ne sexhde duke shprehur nga brendia e qelizave me te thella bindjen se veteme Allahu eshte i Lartesuar, Absolut pa asnje te mete! Subhāne rabbijel-‘a‘lā.!

No comments:

FIFA