4/14/2022

hixhreti

Nje gje me ngeli pa plotsuar, nuk arrita te shkoj tek shpella qe u strehuan Pejgamberi i Allahut dhe Ebu Bekri r.a. gjat hixhretit nga Mekeja ne Medine.

Pas tavafit te lamtumires ne Qabe, qe ishte per mua moment shume emocionues, sepse po ndahesha nga ai vend i shejnt, plot kujtime dhe reflektime. Insha'Allah pranohen lutjet, e ne vecanti ajo qe ka te bej me mundesin qe ta vizitoj prap. Amin!

Por isha edhe i gezuar se tani me ishte momenti te shkohet ne Medine, te Pjegamebri i Allahut, te Ebu Bekri te Omeri, te Xhamia e Pejgamberit, te Bafçeja e Xhenetit, ... duhej selam me iu dhane! Duhej me shkel ne hapat e gjiganteve!

Pasi u larguam nga hoteli, me autobus nisem drejt Medines, shume rahat, me klime, me muhabet, me sallatanat me ushqim boll, tani me haxhi turista. Elhamdulilah! Ama, nuk me rrinte mendja aq rahat.

Tane rrugetimit, kujtoja rrugetimin qe mund te kene bere dy shoket, kur jane largu nga Mekeja, kujtoja veshtirsit e tyre, kujtoja ngarkesen, kujtoja momentin e shpelles dhe " ...mos u frige ja Eba Beker, Allahu eshte ketu me neve", kujtoja marimangen, kujtoja sa i gjate ka qene ai moment, sepse mua me autobus mu duke shume i gjate!

Hixhazi vend shkretetire, nje distanc udhetimit perafersisht 450 km per 5 ore, plot kohe per kujtime, se me cka jane ballafaqu dy shoket ne ate udhetimin qe u ka zgjate afer 8 dite deri te vendi ku kane ngrit Xhamin Kuba edhe pastaj e imgjinoja at momentin: "ṭala‘a 'l-badru ‘alaynā (hena e plote doli mbi ne)" | "min thanijāti 'l-wadā‘ (nga lugina e Wada')" | "uaxhaba 'l-shukru ‘alajnā (dhe na takon ne te tregojme mirenjohje)" | "mā da‘ā li-l-lāhi dā‘a (per sa kohe që dikush na therret per Allah)" ...edhe neve iu afruam Medines!

No comments:

FIFA