3/31/2022

regjistrimi

Sun e lejme pa shkrujt ketu edhe per regjistrimin e popullsise ne Republiken e Maqedonise se Veriut i cili konsiderohet i vitit 2021 edhe pse dje me 30 mars 2022 zyrtarisht kishim shpalljen e rezultateve te keti regjistrimi. 

Per numrat nuk ka cka me shkrujt ketu, ata numra jane publike dhe gjinden tani me ne excel sheet-sa dhe pdf qe mund ti shkarkoj cdo kush nese viziton faqen zyrtare te entit per statistik! 

Debati "publik" u ezaurua si zakonisht shume shpejt dje, ata qe e pane te arsyeshme e vlersuan larte kete operacion, ca te tjere u pronocuan si gjykonin vete, neve te tjertit gjith e bóm nga nje status si perhere sa per trend, ndersa "pala tjeter" sigurisht e trajton kete me hallin e vet, e tj.

Une i hudha nje sy te dhenave, ku, nuk e disha ka t'ja nisi: Gjith e kisha bindjen se do dalim mbi 30 %, pastaj me interesonte si do dalim n'Gostivar, n'Shkup, etj, nuk e dija se ne Kercove kish qene puna thuajse fifty-fifty, dilema qe kisha se a jemi meshkuj me shume a femra mu qartesua, femrat kishin qene me shume, per kete tani me kam nje teori, po nuk e di a me i hy ati garameti me e qartesu me shume se sa qe e shkrujta dje ne status fejsbuku dhe keshtu me radhe.

Mire qe u be ky regjistrim. Nuk i kisha hy muhabetit a ka gjasa te jete i ndreçet!? Sepse, gjith e dime se gjasa ka po ndoshta edhe ska, por sidoqoft shumë e rendesishme eshte qe llogaritet valid pa kontestime problematike, a per me tutje fati eshte ne "duart" tona, per mos me thon tjeterkund, se, sa dhe si do te dalimin ne regjistrimet e radhes, por jo vetem!

Prandaj ky aspekti formal apo teknik qe eshte vetem element statistikor nuk duhet te dominon faktin e nevojes reale per cilesi jetese, vlere njerzore, kulture e mirefillte, aftesim profesional, arsim cilesor, shendet mendor dhe fizike, morla te larte, le te dihet se per gjith keto me shume kemi nevoj me prioritet si popull, sado qofshim e kudo qofshim. Prandaj te trajtojm kete regjistrim si statistike, ashtu si c'eshte ne fakt dhe mos me caj koken me numra por me nevojat reale qe numrova me larte!

No comments:

FIFA