3/28/2022

i pari -bi dyti ose i dyti - i treti

Dje pas mbajtjes se Kongresit te Dyte (ose Trete) ku u rizgjodhe edhe njehere Kryetar i Partise 'Aleanca per Shqiptaret' z. Ziadin Sela, e kuptova se numri i te 'pakenaqurve' qenka i konsiderueshem e qe kane kontestuar mundesine per rizgjedhje te z.Sela!

Ne nuk i dime realisht motivet e kundershtimit qe vine nga radhet e te pakenaqurve pervec asaj qe sugjeruan nga prononcimi i tyre ne media dhe qendrimet qe paraqesin ne rejetet sociale, qe praktikisht mund ti sublimojm ne nje qendrim, e ai eshte se "nuk ka te drejt statutare te rikandidoj"!

Permbajtjen e statutit te ASh-se nuk e di prandaj edhe me duhet me rezerve te marre te gjitha interpretimet, qe ne fakt jane dy sosh, njeri qe sugjeron se Kryetari mund te zgjidhet per dy mandate, dhe se "ky eshte Kongresi i Dyte" i Partise "Aleanca per Shqiptaret" me ate Kryetari u zgjodhe ne mandarin e dyte, ndersa interpretimi tjeter, ne kete raste i te pakenaqurve eshte se "Partia kete e ka Kongresin e Trete", me cka Kongres i Pare e logaritin ne kohen kur vepronte si Levizja per Reforma PDSH ku u zgjodhe Ziadin Sela Kryetar i Partise, dhe me pastaj kongresin e radhes si ASH me cka kete Kongresin e djeshem "te Dyte" ia llogaritin "mandat te trete anti statutor te Ziadin Seles"!?

Po kush i pyet ata, e paramendo kush na pyet neve qe cajm koken per keto loja politike perplot intriga dhe saktific te aktivisteve, po edhe te atyre qe sinqerisht duan qe nje here e mire te vendosen standarde te gares reale demokratike dhe krijimin e mundesive te veprimit politik duke mos u brengosur se aktiviteti politik i nje te riu do te interpretohet si diletantizem i ngjashem me pararendasit te cilet percajn partí, "shkojn n'sud", "lufte per pecat", do fitoj njoni, "bdi i ka fajet" etj etj. Edhe na ftojn neve, "hajdi, do ta bejm mire"!!! ... já, nuk beni send mire ju, nà àh!!!!!

Pastaj edhe nje gje me vjen ndermend nga kjo dukuri qe po kontestohet ne veprim, si origjinal qe jemi ne kesi lloj manovirmesh, kush garanton, rujna Zot, kush garanton qe prej sot, rruges ne proces e siper Parita te ribrendohet, qe do te thot, te ndryshoj emrin, duke i shtuar apo hekur dicka, e, nje emer qe me duket se kane ne sirtar eshte "Aleanca me Bese", neser prap te thon: "pt'hú - pt'hú, nuk quhet!" edhe me pastaj kur ti vjen radhe kongresit e llogaritin Kongresi i Pare i Partise se re edhe hec e ndali Kryetaret e vjeter!? ...a!!!?

No comments:

FIFA