3/04/2022

fashizmi objektiv

Tani me gjith jemi deshmitar se qarkullojn informata nga raportime te ndryshme te mediave evropjane nga vendi i ngjarjes, kryesisht kufini Ukrain - Poloni, ku levizin refugjatet qe largohen prej zonave te Luftes ne Ukrain. 

Ajo qe po regjistrohet, eshte nje pamje aspak e kendeshme, pamje me ankth, vuajtje dhe pasiguri ku do te perfundojn neser, fytyra te zymta nga mundimet qe po mbartin me vete refugjatet dhe shumecka tjeter qe vec e rrit zemrimin te gjithesecilit qe i shikon ato pamje.

Keto pamje ne shumicen e rasteve raportohen me qellim kryesor te informohet opinioni dhe rjedhimisht te sensibilozohet opinioni, ne vecanti opinioni i vendeve ku potencialosht mund te perfundojn keta refugjat, me qellim te mikepritjes me bujare te tyre.

Ky lloj informimi madje eshte i nevojshem qe te jete edhe i dobishem, prandaj edhe vendoset ne funksion te informimit te drejte dhe te sakte, por kete te "sakte" disa nga reportert e kane perzi me qellimi kryesor te informimit "objektive" qe nuk e kane konsistent, duke u munduar te jene sa me te sakte ne pershkrimin e viktimave!?

Ne disa raste disa gazetar dhe gazetare qe kryesisht raportojn ne anglisht (pak rendesi ka cfar nacionaliteti kane) nxjerin ne siperfaqe shovinizmin e tyre, racizmin e tyre dhe perfundimisht manifestoj fashizmin e tyre qe ne ata momente "emotive" gjate rapotimit nga vendi i ngjarjes duke u mundu te jene sa me te sakte, praktikisht e nxjerin ne siperfaqe brendshmerin e tyre reale shpirterore qe ne momente normale e maskojn me "solidaritet" dhe hipokrizi perfekte.

Online tani me egzistojn video deshim nga keto raportime ku degjohen gazetar/e me ze dhe figur kur thuan: "refugjatet jane te bare", "ata nuk jane nga Siria", "jane si né", "jane te krishter", "ketyre duhet tu ndihmojme", "keta nuk jane si ata qe vini me heret ...", dhe plot fraza te ngjajshme te cilat jane elegante ne shprehje por edhe aq perfekt shfaqin fashizmin, racizmin, demagogjin, hipokrizin dhe nacizmin e tyre.


No comments:

FIFA