3/24/2022

nena e 'themelimit' te shtetit sovran!?

Dje u lajmerua se ka vdekur Madeline Albright!

Une per zonjen Albright nuk mund te theme se dí shume, sepse nuk kam lexuar aspak per biografin e saj as ndonje liber qe mund ta kete shkruajtur ajo ne jeten e saj!

Mund te them se dí aq sa mund te dine nje qytetar i rendomte qe perjetoj proceset gjeopolitike dhe konfliktet e viteve te '90-ta te shekullit te kaluar!

E dime rolin e zonjes Albright si Sekretare e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne periudhen e intervenimit qe beri NATO ne Kosove dhe ne vecanti angazhimin e saj ne konsolidimin e Kosoves, qe duhej te ishte shteti me i ri i kohes.

Kujtoj disa pamje filmike ne nje takim te zonjes Albright me Hashim Thaçin, shpejt pas mbarimit te luftes, nga ku me eshte fiksuar sjellja e zonjes Albright ndaj Hashim Thaçit, atehere nje djal i ri i cili sapo vishte kostumin e politikanit, kur zonja Albright ndaj Hashimit praktikisht sillej sikur nena ndaj djalit te vete! 

Atehere nuk mund te them se e kuptoja drejt ate sjellje, ndoshta edhe e paragjykoja, por tani me, nga distanca kohore kur ti marrim ne konsiderate te gjitha veprimet qe ndodhen para edhe pas luftes, kur i kuptoj me drejt konstalacionet nderkombetare, pa hamendje mund edhe ta themi se zonja Albright u deshmua se ishte nena e 'themelimit' te shtetit te Kosoves si shtet sovran dhe i pranuar ndekombetarisht, edhe keshtu do te mbahet mend per neve, tjetra eshte e gjitha histori.

No comments:

FIFA