3/13/2022

bicikleta

Nje dite pas ligjeratave, me gjase duhet te ishte e premte ose e shtune, atehere ndiqja leksionet e ciklit te dyte te studimeve ne Padova, Itali. Duke ecur rruges drejt stacionit te trenit, rrugicave te asaj qe njihet si centro storico (qendra historike), qe kryesisht jane rrugica me kallderma dhe pa trafik automjetesh, qe shfrytezohen vetem nga kembesoret dhe nga ata qe ngasin bicikleta!

Nje dite pra, duke ecur, mbas meje po degjoja se dikush po vjen me biciklet qe po bente shume zhurme, ashtu binte n'vesh ajo trondja e bicikletes qe shkaktohej nga kallderma qe skish care pa mos t't bó pershtypje ajo zhurme, ashtu me nje zè: "raga- rag, raga-rag, raga-rag, raga-rag, raga-rag, ...raga-rag!!!!" 

Mua, ... aq sa vinte dhe me afrohej bicikleta, aq me shtohej kureshtja ta kuptoj kush eshte taksiratliu qe po trondet ne ate momente!?

Sa u afrua, nga mos durimi mora te kthehem, por gjithmon me pretendimin e asaj qe eshte edukative, se gjoja po kthehem me iden qe te liroj rrugen, jo se kurioziteti ishte motivi kryesor, dhe, sa e ktheva koken u befasova kur pash se ishte professoressa me te cilen pata leksion paraprakisht, ishte çeshtje sekondash duke shkembyer pershendetje standarde, une me "salve" si nje pershendetje akademike me thon, a ajo mua me "ciao!" tipike plot spontanitet, dhe duke u heqyr pak anash, ajo vashdoj rruges me te njejten tempo dhe me plot "raga-rag, raga-raga"!!!

Pra, e gjitha ndodhi per pak çaste hic me pak se 30-35 sekonda, por ajo qe une vazhdova me plot sherr ta analizoj me pastaj ishte fakti se, pse professoressa, diku tek te tredhjetat e saj, ngiste nje biciklet shume te vjeter, e amortizuar, me gjas ishte edhe e ndryshkur diku, pra e qarte ishte pse edhe bente aq zhurme! Nuk e kuptoja, nuk me korespondonte aspak pse nje zonje e llojit te vete, qe pa dyshim mund ti ofronte vetes nje biciklet me e re dhe me stabile, ngiste nje biciklet e amortizuar, e vjeter!!?

Te them te drejten, per disa minuta rresht neper koke me kalonin plot paragjykime, ne vecanti ai paragjykimi klishe, kur gjykojm tjetrin se si, "nuk din te jetoj, nuk e ka kete ose ate aftesi, etj etj", dhe aq me ironik ishte fakti qe ate dite, nje individ si une plot modesti, deri te stacioni i trenit ne qytezen ku banoja, kisha shku me biciklet relativisht e re qe kushtonte minimun 250 €!

Pas 15 minutsh ecje ne kembe, arrita te stacioni i trenave ne Padova, hypa te treni, u ula, nxora librin qe ateher e lexoja kryesisht ne tren, mbrrina ne stacionin ku e nderroja trenin, vazhdova rutinen tek treni tjeter, dhe pas 1 ore 15 min kur zbrita ne destinacion dhe dola jashte stacionit, sa kish fillu terri, qe i bie te kete qene e premte, sepse te premten leksionet i kishim pas dite, kur shkova tek vendi ku e pata lidhur bicikleten, nuk ishte!!!!!? ...e kishin vjedhur!!!!

Natyrshem u zemrova, dhe kur mora te shkoj rruges qe me duhej dikun reth 20 minuta te eci ne kembe, ajo qe me beri te kuptoj at hoc, ishte pergjigjeja ndaj paragjykimeve qe bera me heret, ja pse professoressa paska bere rrugen me biciklet te vjeter, te cilen kudo qe ta linte, edhe pa lidhur, nuk i hidhte as syte njerri jo më qe ta vjedhe.  Mu dha mundesi te mesoj edhe nje leksion aty per aty, per kuriozitetin qe pata, "kush sa dine te jetoj"!? 

Por prap dyshoj se e kam mesuar sa duhet ate leksion, sepse nuk e di akoma, une sot a do ta kisha be te njeten me bicikleten e vjeter!? ... qe e bene valide ate thenje popullore, nese nuk ke te koka ke te kembet (edhe xhepi)!

No comments:

FIFA