3/14/2022

rreth e verdalle

Si nje qytetar i zakonshem qe jetoj me masen e gjere, ne rastin me te mire, si nje individ qe per asgje nuk dallon me askend, shpesh rastisen qe te bisedoj me njerez te ndryshem per tema te ndryshme, si shumica prej jush besoj!

Ne ndejat e nahive tona, ne kafe zakonisht, apo ne mexhelise per ndonje rast vdekje dhe eventualisht ne rast dasme, tema kryesore jane, nen nji, politika, nen dy politika, lihen nja disa vende, ... tek pastaj nen pese a gjasht vin veturat, ndonje aktualitet qe behet trend ne rejetet sociale, edhe tek-tyk ndonje teme fetare, qe koheve te fundit rallohen tash me sepse krejt e dime se sa njeri-tjetri jemi zhyte ne ndonje haram, keshtu qe preferohet mos folen ata muhabet, edhe krej ne fund dikund rrall-rrall ndonje teme libri ose teme qe ngerthen organizimin e jetes se shendetshme psiqike edhe fizike, dhe kjo ashtu kot, vec kur tregon vete bashkebiseduesi se me sabah ka dal te hece ka Vardari edhe ateher fillon tema e jetes se shendeteshme (semure).

Zakonisht, pihet kafe, makiato, caj rusi, aty - ketu nane apo kamilic, hahet qebab, burek, gjeverek e kifle, jogurt e ajran, gjith lavdrohen se i kan rrallu pijet e gazume dhe se nuk konsumojn pashteta edhe sallama mo, se, e kan pa ni video ne internet si prodhohen ato!

Flitet per shpiuna, e tradhetar, patriot (ska) e atedhetar, flite, per filanin e fallanin, diku flitet per ty e diku per mú!

Ashkush nuk don te mesoj sepse te gjith dín, shumica flasin ate cka kane degjuar jo ate qe e kane mesuar, zakonisht te verteten absolute nese e dine nuk e thone, sepse e llogarisin te shejnte edhe e ruaj per tu xhindet eventualisht per ta shit shtrejt nese do ndodhe qe ta bejn nje kompromis qe mund tu sjell perfitime, ama pa shit nuk e lón, qe do te thot, kur te jepet mundesia e tregoj te verteten se cka eshte biseduar, ne ate tavolin apo mexhelis ku ka ndejt, duke mos kursyer asnje detal diskret nga formati i ndejes dhe biseda qe eshte zhvilluar, zakonisht kur e tregojn te vertetn e ulin zerin edhe pse mund te jene vetem dy veta ne radius pren nje kilometri.

Ah, edhe screen shot-a bojn, te statusave te njeri tjetrit, edhe te mesazheve private, llajk e bejn ralle sepse nuk u pelqen a seen ne stories dalin sepse te ndjekin! Edhe te gjitha keto  shperndahen ne mes veti, ne kafe edhe mezhelise edhe keshtu bejn mihabet, bejn politik, politik, lihen nja disa vende, ... tek pastaj nen pes a gjasht vin veturat, ndonje aktualitet qe behet trend ne rejetet sociale, edhe tek-tyk ndonje teme fetare, qe koheve te fundit rallohen tash me sepse krejt e dime se sa njeri-tjetri jemi zhyte ne ndonje haram, keshtu qe preferohet mos folen ata muhabet, edhe krej ne fund dikund rrall-rrall ndonje teme libri ose teme qe ngerthen organizimin e jetes se shendetshme psiqike edhe fizike, dhe kjo ashtu kot, vec kur tregon vete bashkebiseduesi se me sabah ka dal te hece ka Vardari edhe ateher fillon tema e jetes se shendeteshme (semure), dhe keshtu rreth e verdalle vazhdon e gjitha.

No comments:

FIFA