3/12/2022

Roger Stone

Si funkcionon mendja e nje personi qe influencon opinionin dhe i ofron zgedhesve kandidat per dejtues apo udheqes politike, mund te gjinden shembujt te shumte, por sot do ta vecoja nje trik qe e ka perdor nje trikaxhi i zgjedhjeve ne vitet e '70 te shekullit te kaluar ne Amerike, kur ka dash te promovoj nje kandidat qe te nominohet per kandidat i mundeshem per President! Ai ka shkuar te takoj rruges femijet e shkolles fillore dhe u ka thene qe "filani (Nixoni) eshte percaktu te shkohet ne shkolle edhe te shtunen"!! ...nje genjeshter, nje trik qe eshte tregu efikas, filani arrin te jete i nominuar dhe perfundon si nje nder kandidatet serioz dhe fitoj zgjedhjet!

Percaktimi se gjoja"... eshte PER te shkohet ne shkolle te shtunave" de facto ka qene nje flusk muhabet, nje shaka, nje ironi, por qe eshte treguar shume efikas, pershkak se ka nxit muhabet, femijet e kane perçu mesazhin, eshte bere teme diskutimi ne familje dhe si rrjedhoj eshte faktorizu Richard Nixon, per te cilen ka punuar vete agjitatori.

Trika te ngjajshme me vone ka perdore ne procese zgjedhore te ndryshme ne Amerike, ka punuar pervec per Nixonin, ka punu per Reganin, Bushin dhe Trumpin (kryesisht republikan)!

Llogaritet mastermind i shume kampanjve, thenje dhe moto te ati edhe sot perdoren vazhdimisht per te justifikuar mashtrimet e ndryshme ne zgjedhje dhe politik ne pergjithesi, si p.sh:

"Shtrihuni, luani rolin e te marrit, vazhdoni te levizni.", "Mos pranoni asgje, mohoni gjithçka, filloni kundersulmin.", "Gjithmone lavderojini para se t'i godisni.", "Nese nuk mund te falsifikoni sinqeritetin, nuk do te arrini askund ne kete biznes.", "Politika me mua nuk eshte teater. Eshte art i performances. Ndonjehere, per hir te saj." dhe vete rrefimi: "Mbaj mend qe kalova ne linjen e kafeterise dhe i thashe cdo femije se Nikson ishte ne favor te shkolles te shtunave. Ishte truku im i pare politik." ...dhe shume thenje te ndryshme.

Eshte ky Roger Stone, i cili ne periudhen e fund lujati shume nga lojat e pista me Donald Trump, si keshilltar personal!

Aktualisht gjindet nen hetime me akuza te renda te te gjitha kategorive, dhe pritet te deshmohet mashtrimi permanent i atij!

Per fund, cdo ngjajshmeri me realitetin e viseve tona nuk eshte e rastesishme, per te cilen ngjashmeri mund edhe mos kemi deshmi!

No comments:

FIFA