Shumica e atyre qe i kuptojn keto procese, me rastin invazionit ne Ukraine, e (ri)theksuan rendesin e ceshtjes se sigurise te vendeve qe tani jane antare te plotefuqishem ne NATO, panvarsisht (i)relevancen ne prezenc brenda Aleances te shteteve qe ushtarakisht nuk jane te fuqishme.
Nga ana tjeter po theksohet fatekeqesia e Ukraines qe e njejta eshte bere "molle sherri" ne mes Rusise dhe Perendimit. Per pasoj
dilema te shumta shprehen ne kete kontes/konflikt/lufte:
- pse nuk duhet te jete Ukraina ne NATO?
- pse NATO nuk intervenon qe te nadaloj luften?
- cka duhet apo mund te behet qe te ndalet lufa?
- a kenaqet bota vetem me faktit qe nuk perhapet lufta pertej Ukraines?
- a do rezistoj Ukraina?
- a do te mbroj sovranitetin Ukraina?
- a do dorzohet Ukraina?
- a do te NDRYSHOJN KUFINJTE?
E nese ndryshojn kufinjte eventualisht, a do te deshmohet se Rusia dhe jo vetem, implementojn startegji, ku ne menyre sistematike realizohen plane qe u konvenojn aktoreve kryesor, pavarsisht çmimi qe paguhet, vujtja qe perjetohet dhe sakrifica qe behet qofte nga individi apo masa!?
A po relativizohet e gjitha, a po relativizohet rezistenca, a po relativizohet okupimi, a po relativizohet ndihma, a po relativizohte thirrja per ndihme, a po relativizohet vdekja, a po relativizohet siguria, sovraniteti dhe integriteti i vendeve dhe shteteve formale, a mund dikush dikujt ti jepen garanca, a mund te mbeshtetet dikush tek dikush tjeter!? Shume dilema keto qe duken edhe te teperta edhe te komplikume, ama, besoj pergjigja dhe shpjegimi eshte shume i thjeshte, sot askush tek askush nuk mund te mbeshtetet, askush askuj nuk mund ti jep garanca, sepse gjithcka relativizohet tani mó!
No comments:
Post a Comment