3/02/2022

oligarkhía

Nga fjalet greke (olígos) 'disa', dhe (arkho) 'te drejtosh ose te udheheqesh' derivon termi orligark/i! Kete term jo pak e degjojm ne dekadat e fundit. Ne vecanti shpesh e nderlidhur ne nje kontekste pexhorativ duke e identifikuar me nje numer personash te cilet ne forma te ndryshme jane te lidhur me pushtetin ne nje shtet, here-here duke i akuzuar se e ndikojn politiken e here tjera se kata individ shfrytezohen nga politika. 

Pra, shpesh i degjojm stigmatizimet "eshte oligark", "mban pushtetin ne oligarket", "cdo shtet ka oligarket e vet" etj etj.

Po cka jane oligarket, kush jana ata, si behesh apo behen oligarket, cili eshte roli i oligarkeve apo rendesia e tyre per nje shoqeri apo me sakt per nje pushtet!?

Me pak fjale, sic dihet, shteti (aparati shteteror) menaxhon me resurset natyrore, apo edhe cdo gje tjeter qe ka potencial komercial brenda teritorit qe administron shteti.

Pushteti apo autoriteti kryesor qe ka pushtetin, dikund Kryetari i shtetit e dikund Kryeministri, zakonisht ushtron autoritetin dhe ndikon (vendos) qe nje individ i caktuar, i pershtatshem (i afert, mik, apo shok i mikut) te merr ne "koncesion" formalisht, apo te drejtoj praktikisht menaxhimin e nje dege, xehe, apo industrije te caktuar te cilen ai do ta eksploatoj ku shtetit dhe shoqerise do ti paguaj taksa dhe do ti mundesoj mirqenje duke hap vende te punes dhe duke rrite standardin e jetese te qytetarit (puntorit) por edhe duke investuar ne infrastrukture.

Keta individ jane disa, apo aq sa ka dege te cilat mundesojn nje eksploatim te tille, per shembull, aktuale tek neve eshte menaxhimi me ujarat qe kane potencial per tu shfrytzuar per prodhimin e energjise elektrike, dikund eshte gazi, dikund ndertimi, dikund peshkime, etj etj.

Tani kur ky potencial nder vite eksploatohet dhe rejedhimisht perfitimet ekonomike jane te medhaja, individi natyrshem eshte borxhli ndaj autoritetit qe e perzgjodh kete te jete nje nga oligrket dhe si mirenjohje apo falemenderim ndaj autoritetit i ben dhurat vazhdimisht nje perqindje modeste nga fitimi qe ka prej biznesit te sukseseshem dhe me shume kenaqesi i vene ne dispozicion te gjithe infrastrukturen e biznesit te vete bashke me puntoret sa here qe autoritetit ka nevoj per cfardoqoft ai.

Keshtu kjo miqesi vazhdon ne harmoni perfekte per aq sa te dy palet jane te kenaqur me njeri tjertrin, deri sa e ndihmojn njeri tjetrin apo thjesht deri sa te prishet!

No comments:

FIFA