3/29/2022

shka me folen be ...!?

Me eshte thene disa here nga miq dhe besoj dashamire, se ate qe e shkruaj "nuk ta kuptoj", apo "nuk ta kuptojn", ose "per cilen e shkruan!?" dhe keshtu me radhe!

Shpesh jam pergjigje me te qeshur, duke then: "e di!" ose "e shkruaj per ata qe e kuptojn!" ose "e shkruj per ma vone!" e te tjere pergjigje sarkastike gjithesesi duke u munduar te pershtati sensin e sarkazmit konform asaj qe me thuhet, por ne fund te fundit me vjen mire qe gjykohet kjo pune!

E kuptoj qe ndonjehere filozofimi i gjerave eshte i tepert edhe i panevojshem ashtu sic besoj eshte edhe banalizimi, prandaj natyreshem balansimi do ishte ndoshta me i miri!?

E kam menduar si do te dukej nje tekst pa perdorimin e termeve, apo sarkazmave apo referencave, apo si mund te shprehet nje qendrim, apo piKpamje duke pas parasysh qe mos jesh vullgar, apo cinik, apo tejet subjektive!?

Me rezulton qe, nese do duhej shprehemi ashtu sic mendojm realisht, por me gjuhen arkaike shqipe dhe pa qendisje te fjaleve te stolisura me terminologji qe sot llogaritet standarde, teksti do te rezultonte zakonisht dy-rreshta te mbushur plot ndoshta edhe me sharje dhe onomatopeja te ndryshme, duke e strukturu temen thjesht, vetem e permenden temen edhe e cilson me nje fjale gjitheperfshirese ate teme, si per shembull duke thene:

"Me kete punen ne shtrejtimeve, m*t e kan bó!" ... edhe e mbaron temen! ose
"Kjo puna ne Ukraine nuk sos me kaq." ose
"Mos u cuditni nese u del neser nusja djal me disa politikan" ose
"Haj se bohet mir, se me keqe ska ku shkon" ose
"Jeta eshte e bukur, deri atehere nuk vjen dikush ne jeten tone edhe e prish"... dhe thjeshtime te tjera qe ne zhargonin popullor i rumbullaksojm me nje sharje eksplicite.

Kaq, tjeter send, ... shka me folen be ...!?

No comments:

FIFA