3/22/2022

efekti Dorian Gray!?

Here-here kur behet teme diskutimi fakti qe ne Europe po adoptohen kafshet, po mbahen kafshet, po duhen kafshet, kenaqen me kafshet, nuk bejne femije sepse zgjedhjen e kane te kafshet e tjera konstatime, ne keto situata kur bisedojm zakonisht kemi qasje paragjykuese dhe ne disa raste edhe perbuzese ndaj tyre, apo keti fenomeni.

E di se shumica e kualifikimeve qe i japim jane absolutisht subjektive dhe aspak relevante, pershkak se asnje raste nuk e njohim nga afer dhe si rjedhoj asnje konstatim nuk mund te jete edhe aq i drejt dhe i sakt karshi fenomenit.

Prandaj kot, vetem behet teme dhe muhabet i cili nxjer ne siperfaqe jo vetem injorancen tone por edhe frustrimin dhe mungesen e mirekuptimit mbi ate se si funskisonon bota e gjalle.

Me konkret, me duhet te pranoj se raporti qe dikush, qe mund ta paragjykojm, krijon me nje kafshe, tani ne internet e shohim se nuk jane raste veteme me kafshet shtepiake, sic duket eshte nje raport plote dashuri e sinqerte dhe e pakushtezuar, aq sa, si te tille rralle e shohim ne raportet ndernjerzore, pevec ne dashurine qe manifeston nena ndaj femijes, po edhe aty jemi deshmitar se si "nena" aborton dhe abandonon femijen e vete, ne disa raste aty per aty!?

Gjithmone kur hasi te shikoj rast ku nje individ dhe nje kafshe kane raporte miqesie te ndersjellte me benete te reflektoj dhe te meditoj, natyrisht aq sa eshte e arsyeshme, se si funksionon ky raport!?

Rezulton se, ky raport nuk munde te jete ndryshe pervec se i sinqert, sepse ne raport me kafshet nuk jane fjalet ato qe percakton kuptimin e asaj qe themi apo duam te bejm, por eshte ndjenja, emocionet, energjia e brendeshme ajo qe manifeston ate qe ndjejm ose kemi per qellim apo synojm ndaj hajvanit (kafshes) duke e bere te pa nevojshme fjalen qe te nxjeret e artikuluar nga goja pervec nese nuk eshte ne sinkron absolut me ate cka ndjejm nga brenda!

Pra toleranca eshte zero per mashtrim dhe manipulim ne komunikim ne raportin me kafshet dhe jo sic ndodhen fatekeqesisht ne relmin njerzore, ku neve nuk ngurojm mes veti te angazhohemi qe rrejshem te veprojm ne ekstremin e kundert te ndjenjes te brendeshme duke i buzeqesh dikuj edhe kur ndoshta e urrejm nga brenda, ti themi se e duam edhe kur e ndjem te kunderten nga brenda, te ia "pranojm" dashurin edhe kur interesi eshte tjeter pertej asaj qe e deklarom, por jo me kafshet, ato e kuptojn realisht qellimin pà deklarur me fjale asgje, kafsha me shume gjase te sheh dhe i kenaqet shpirtit te paster qe ke dhe te dashuron aq sa ti e dashuron ate, dhe e kunderta, ai (hajvani) e sheh ligesin dhe energjin negative qe posedon, rujna Zot ti sheh exhindet brenda, e sheh monstren qe je/mi, dhe nuk deshiron te qendrojn me ty, ne fakti ti nuk deshiron te qendrojsh me ate (hajvanin) sepse do te ekspozohesh ashtu qe ne realitet je nga brenda dhe ti aty per aty behesh Dorin Gray per ate!

Paradoksalisht, por rezulton qe skaneri, rengeni me i mir qe mund te manifestoj kush eshte realisht njeriu nga brenda si duket jane kafshet, dhe kjo po ka shume kuptime kur reflekton mbi urtesin qe duhet te jete se pse njeriu eshte paracaktuar te jetoj ne kete bote perkrah kafsheve.

Ta mbulli kete muhabet para se te dalim tek tema e paranormal aktiviteteve per te cilen mund te shkruajm eventualisht ne nje post tjeter!

No comments:

FIFA