Edhe ne Itali si gjithkund ne bote egzistojn interpretime dhe qendrime te ndryshme ndaj asaj qe ndodhen ne bote dhe aktualisht ne Ukraine!
Paraqitja para parlamentit italian e Zelenskit nga Media eshte vlersuar si historike, ne vecanti nga ata qe gjykojn dhe denojn agresionin ruse ndaj Ukraines!
Vlersohet se ne Itali ne te kaluaren e aferte Valdimir Putin ka pas perkrahes apo simpatizant edhe nga radhet e atyre qe sote jane ne pushtet, aludohet tek Salvini e dikur tek Berluskoni, po edhe e te tjere qe kryesisht jane me orjentim djathtiste.
Prandaj sot kjo cka ndodhen ne Ukraine, ne Itali perdoret si mundesi e mir per te goditur te gjithe ata politikan qe indirekt apo direkt kane pas ndonje lidhje me Rusine, qofte ekonomike apo politike.
Nga fjalimi i Zelenskit per vec tjerave vecojn krahasimin qe ai bene ne mes qytetit Mariupol dhe Gjenoves: “Imagjinoni Genoven si Mariupol”, duke vazhduar me pastaj: “Imagjinoni qe Genova te digjet plotësisht pas 3 javesh rrethimi, me te gjithe njerëzit qe tentojn te ikin”.
Kjo thirje qe italianet te imagjinojn nje gje e tille, si duket eshte treguar shume efikase qe te prek ne ndergjegjen e gjithesecilit. Sepse sado qe edhe te tentojn ta imagjinojn, per qytetarin e Evropes se shekullit 21 eshte e pa imagjinueshme, por per qytetarin e Ukraines dhe Mariupolit eshte realiteti me i trishte sote!
Per ndryshe, qyteti i Mariupolit gjindet ne juge-lindje te Ukraines dhe vlen si nje nder qytete e para prej nga ka filluar industrializimi i Ukraines, por i njejti kete vite gjate Shkurtit dhe Marsit ne fillimin e agresionit ka qene i rrethuar dhe bombarduar vazhdimisht. Autoritetit e Ukraines edhe vete Zelenski, tani me raportojn se ky qytet ne infrastrukturen e vete si pasoj e pushtimit rreth 90 % eshte demtuar rende ose shkatruar tersisht!
No comments:
Post a Comment