3/01/2022

... a há!!!?

Mbrem e pásh nje video te Roberto Saviano-s, i cili kish realizu nje seri ku trajtonte vecmas per cdo epizode nje personazh, boss mafioz, me titull "King of Crime"! 

Ajo qe me  intrigoj, ish fakti qe njeri kish hulumtu jeten dhe vepren e bossave mafioz, por edhe mafias italiane ne pergjithesi.

Si zakonisht behej fjale, kur elaboronte mbi personazhet per nje jete plot intesitet, ambicje, epsh, e shoqeruar me dhune, kriminalitet, etik kriminale, kundervajtje, interes, influence etj.

Madje keto fakte nuk mund te jene aq befasuese, pershkak se Mafia si fenomen eshte rretherrotull (me se paku si teme) tash me nje kohe te gjate dhe per te eshte degjuar thuajse shume dhe cdo kush di nga dicka.

Ajo per te cilen Roberto Saviano eshte bere i njohur eshte qe kur e shkruajti librin "Gomorrah" ne vitin 2006, mbi mafijen urbane dhe prej atehere ai si duket merret me boten e mafias (italiane), po si duket edhe ajo merret me ate!!!

Kur e degjon sot Roberton, i cili eshte aktive ne rrejetet sociale, po edhe ne Media-n italine, i cili interpreton fenomenet edhe aktuale, mban nje qendim i cili, mafian qe dominon tregun e substancave narkotike shume pak e dallon nga mafia urbane, mafia industriale dhe si rrjedhoj nuk e dallon as nga ajo qe eshte mafia politike!

Nese e degjon, dhe ndjek nderlidhjen logjike te rethanave dhe metodave, apo aty ketu bene ndonje krahasim nga perditshmeria ne shoqerit tona, do s'do e gjen ndonje ngjajshmeri, dhe nuk ngel asgje tjeter te thuash ne fund, vetem "...a há!!!?"

No comments:

FIFA