2/28/2022

operacioni Stuhia

Aty diku nga fundi i viti 1997, pas ngjarjeve te 9 korrikut ne Gostivar, dhe tensionimit te situates ne Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi, klima mbarkomebetare ishte jo shume shpresdhenese, kush e kujton!?

Atehere, si nje aktivist, student, sa nuk me kishin dale flatrat ne krah se me menden n'hava isha! Sa kishte marre jehone INTERNETI, edhe une si shumica (mendoj) e pame potencialin e rrjetit per te vepruar, per te kontribuar, per te ndihmuar ÇËSHTJEN! Kujt i kutohet mIRC-i, chat room-at, nickname-at, asl pls, etj etj. Atehere veprohej, me ka krejt, aktivitete dhe ligjerata fetare, propagand per çeshtejn kombetare, struktura ilegale, revista e libra, dhe ne vecanti perpjekje per shfaqje dhe ngritje intelektuale, pra, dinamik e madhe!

Sidoqofte, ka shume per te thene per ate kohe, por ketu do ta ndaj nje moment shume interesant, edhe pse e konsideroj i "rastesishem" si moment, per mua ai eshte nje moment qe me ndryshoj dioptrin e te pamurit te gjerave me pastaj (game changer me thone)!

Nje nate, prej neteve ne mIRC ne nje chat room (dhome muhabeti) isha i kyçur me nickname-in DESANT (kush e din e din cka do te thot) dhe ishte si nje nate e zakonshme per atehere, kur pa pritmas me shkruan dikush ne privat chat, dhe me thot se i kish bo pershtypje pseudonimi >>desant<<, qe ne fakt ishte interesant sepse shumica e meshqive ne mIRC rrinin me emra femrash, qe te tallen me shoket qe ne mIRC kyqeshin per te zón femna!

Nuk me kujtohet me cfara "niku" ishte zotnia, por shume shpejt u njoftuam dhe u kyqem ne muhabet te aktualitetit politik te atehershem kur e kuptoj se jam nga Maqedonia dhe ai u prezentua se ishte ushtarak, shqiptar qe vepronte ne SHBA! 

Ateher, kush e dine, duhet ti kujtohet se shume cka ishte anonime, nuk kishte mekanizma verifikimi te asaj se kush je, por e gjitha bazohej ne mire besim dhe komunikimin verbal.

Pas nje kohe ne bisede e siper u konkretizua muhabeti dhe vinte ne shprehje kurioziteti i "zotrise" per rrethanat dhe manovrimet politike ne Maqedoni dhe gjetiu! Ne momente hezitoja, por nuk kisha arsye te permbahem ne muhabet sepse bindjet i kisha te formuara dhe ne fakt per ate isha "aty" per te shty bindjet! Dhe me kujtohet, per vec tjerave, qe eshte esenca e keti posti, erdhem te pika qe une e mbaja qendrimin (madje subjektiv) se "po na deshtojn proceset, se nuk kemi shume shok besnik, dhe se degjoj se jane shumice ata qe bashkepunojn me struktura te ndryshme!?" ... por prap duke u rezervuar se personalisht nuk njoh te tille! 

Biseda ishte jashtezakonisht konstruktive dhe me eshte fiksuar pergjigjeja qe me tha apo infromacioni qe me dha kur tha: "...kroatet, kete problem e zgjodhen shume elegant!" dhe vazhdoj, "... ne organizimin e kampanjes ushtarake 'oluja' kur e bene ofanziven ne drejtim ta asaj qe quhej "srpska krajina", kategorine e njerezve per te cilet kishin informata se jane tradhetar apo qe dyshonin tek ata, i rreshtuan ne rradhet e pare te kombesorise, dhe ishin ata te paret qe ráne deshmor dhe i shpallen heronje te atedheut", dhe pas asaj pasoj STUHIA (oluja) ne gusht te vitit 1995!

Kjo informat edhe pse e pa verifikume, por e thenun ne kontekstin dhe momentin e atehershem per mua si djal i ri ishte hapje e nje horizonti te ri mbi lojen (artin) e politikes dhe per te kuptuar gjeo/strategjin e veprimit! 

Nuk do te doja ta zgjati me shume kete shkrim vec se ta kujtoj, se kjo mu kontekstualizua tani pas sa vitesh, kur po shohim se si ushtaret ruse ne kete fazen e pare te ofanzives ne Ukrain bijen pre dhe viktima shume leht, thuajse pa kuptim, ...ose!?

No comments:

FIFA