2/10/2022

truki!

Shumica e dine definicionin e demokracise konform konceptit apo modelit te demokracise skllavopronare ne Athinen Antike, kur deos=popull dhe kratia=pushtet ndertonin sistemin e sundimit te popullit (nepermjet perfaqesuesve te zgjedhur nga radhet e aristokracis pronar te sklleverve)!

Nder vite ky sistem i organizimit te shtetit ka evuluar, por e ka ruajtur esencen e definicionit ne vete. Gjithsesi ne kohet moderne modeli i praktikimit te demokracise dikund eshte zbatuar e dikund me teper deklarativ ka qene prezent, ndersa ne disa vende edhe tersisht ka qene i suspendurar.

Sidoqoft, e dime se organizohen zgjedhje, zbatohen modele te ndryshme zgjedhore diku ka histori suksei e dikund gjithcka eshte farse. Ku ka histori suksesi ndoshta edhe demosi=populli i vjel frytet e keti sistemi e dikund aspak.

Debati eshte i vazhdueshem qoft brenda sistemi coft jashe sitemit, se, sa deokracia eshte sistem qe garanton mireqenje, si funksionon, cka nuk funksionon, a ka leshime, a ka pasoja eventuale etj etj.

Por per mua pertej definimeve, shpjegimeve, elaborimeve teorike dhe praktike mbi demokracine, pershkrimim me te sakte se si funkcionon demokracia e jep anegdota kur ne nje familje eshte shfrytezuar demokracia per te zgjedhur nje kontekst familjar.

Rasti eshte kur, njeri nga femijet tregon se ne familjen e tij nje mbremje ka lindur problemi se ku te shkohet te nesermen per vikend. Baba ka propozuar te shkojn te mixha (vllai i vet) ndersa nena ka propozuar te shkojn tek daja (vllai i vet), femijet kane prit te vendosin priderit. Kur ceshtja nuk eshte zgjedh kollaj, baba propozon qe te votojn ne menyr demokratike, dhe me vota shumica te vendos, dhe keshtu ndodhe!

Djali tregon, "Votuam, neve femijet dhe baba votuam te shkojm tek mixha, vetem nena votoj kunder, me vota fitoj baba, demokracia fitoj. Shkuam te flejm, nà femijet te dhomat tona Baba dhe Nena te dhoma e tyre, u zgjuam neser, u beme gati edhe nisem te shkojm tek daja" ... e pyetem baben, "babe, cka u bo!!?" ... "truku, nuk dini ju, keshtu e ka demokracia" ... tha!

No comments:

FIFA