2/27/2022

miti i ri i heroit urban "Zelenskyy"

Besoj shume pak njerez nga ballkani, po edhe nga viset tona kane dite dicka konkrete ne lidhje me vecorit e popullit te Ukraines dhe politikes se atjeshme vendore!

Ndoshta aty-ketu keni degjuar per kontekstin Rusi-Ukrain por me teper keni degjura per Putinin, Shevcenkon, Timoshenkon, Klickot dhe Zelenskin te cilin nuk e morem vesh kur ishte President i Ukraines ne filmin "Слуга Hароду" e kur u be President i Ukraines ne realitet nga radhet e partise "Слуга Hароду"!?

Tani, shpresoj se kete shkrim nuk do ta lexoj dikush qe ne vitet e '90-ta ka dite shume per ukrainkat, moldavikat, e rusinkat, apo deni makro qe ka bo biznis aso kohet me kartelet e ndryshme kriminale, sepse shume do qeshte me mua, ne stilin, "kur kom ngju une per Ukrainen, ti ke kap bumbart te bunishtja te via, n'oMlik"!? Por nuk e kam dert shum e shume, sepse shumica prej ketyre nuk jane aktive mó ose moti kane lajt'!

Pavarsisht kesaj qe thash me larte, ajo qe ne keto ditet e para te luftes po demostrohet dhe promovohet si nje qendres heroike ne balle te se ciles qendrojn emrat e pervetcem te politikaneve te atjeshem ne krye ne Vlodomir Zelenskín e tjere me rradhe, po vendos nje standard te ri te heroit urban (kombetar) i cili fale trendeve te rrjeteve sociale arrin kulmin glorifikimit i cili tejkalon realitetin dhe krijon mitin e figures aty per aty! Kjo per shkurt edhe mund te jete e dobishme, por shqeteson fakti se edhe ky "trend" si trendet tjera eshte kalimtare ndersa vuajtja dhe trauma e luftes potencialisht eshte afatgjate.

Prandoj uroj qe ky standart te sherbej per mobilizim te cdo faktori relevant dhe te ndikoj ne gjetjen e zgjedhjes sa me te shpejt dhe efikase qe te parandalohet cdo eventualitet i perhapjes te krizes ne zona tjera apo ndonje skenari ugurzi per njerzimin apo edhe implementimin e ndonje plani fatal per Ukrainen qe keta strateget qe jane ulur ne tavoline afer meje jane duke e diskutuar, ketu tek "situation room" (te kafja) deri sa jame duke e shkruajtur kete post.

No comments:

FIFA