2/12/2022

si n'Munich para Rusi-Ukrain

Nje teme tjeter qe po aktualizohet koheve te fundit eshte kriza e cila paralajmeron permasa te nje konflikti apo lufte ne mes Rusise dhe Ukraines!

Ne kete rast nuk do te kisha pretendur se di dicka me shume se sa cka media trajton, qoft ate qe mund te jete shkaku i kesaj krize, qoft ajo qe aktualisht ndodhen (ne prapaskene), apo cka ne te ardhmen mund te ndodh, pra, nuk besoj se shumkush di dicka saktesisht, por gjithesecili ka versionet dhe interpretimet teorike mbi kete teme (pervec paleve te involvuara).

Para disa diteve ishim deshmitar te vizites se presidentit te Fences ne Rusisi dhe takimin me presidentin Putin, ku ne vecanti jehon benin deklaratat e Vladimir Putinit para gazetareve kur shprehej:
A e kuptoni se nese Ukraina bashkohet me NATO-n dhe vendos te rimarrë Krimene me mjete ushtarake, vendet evropiane do te hyne automatikisht në konflikt ushtarak me Rusinë?"
“Sigurisht, potenciali i bashkuar i NATO-s dhe ai i Rusise jane te pakrahasueshem”. 
“...dhe do ta gjeni veten te zhytur ne kete konflikt kunder vullnetit tuaj."
"Ju do te permbushni nenin 5 te traktatit te Romes sa hape e mbyll syte, edhe para se ta kuptoni."
"Nuk do të ketë fitues" ...ne kete lufte!

Nga sa u deklarua, kaq edhe me teper, nenekuotohet se dicka e madhe dhe serioze po ndodh, qe nese jo me shume mua ne kujton epizodin e asaj qe ndodhi (tentativat per te shmangur luften) ne prag te Luftes se Dyte Botrore, me kujton ate qe njihet si Marveshja e Minyhut (1938), "marveshja per paqe" qe nuk ndali luften e cila pastaj u zhvillua furishem (fatekeqesisht).

Prapasken e kesaj marveshje, pak e dramatizuar por relevante (e pershkruar) mund ta gjeni ne librin e Robert Harris "Munich", apo edhe ne ekranizimin e te njejtit liber me te njejtin emer ne Netflix!

Pra, me duket nje situat shume e ngjashme, e cila situat do te shpresoja qe mos te kete perfundimin e ngjashem, prandaj nje qasje e arsyeshme dhe njerzore eshte e nevojshen (si njeri i zakonshem) qe me lutje deri tek Zoti me URTESI ABSLUTE te kerkojm parandalimin e budallalekut (absolut) njerzore qe mos vjen deri tek nje lufte me permasa te ngjajshme me ate te Luftes Dyte Boterore! Amin!

No comments:

FIFA