2/15/2022

hàin!

Nga vi, mbaj mend, aso kohe, kur tentohej qe te distancohesh nga dikush me vendoseshmeri, pasi qe nuk pajtoheshe me veprimin e dikujt, zakonish i nvishej epiteti haìn, kur shprehimisht i drejtoheshin me: "o hain" ose "haini njere" dhe lakime te ngjajshme, por me shume ters dhe me plot bindje!

Thjesht aso kohe, une nuk e kuptoja egzaktesisht kuptimin as etimologjin e vete fjales hain! Keshtu ne fakt ishte deri vone, kur fillova ta degjoj ne filmat turqisht ne kontekstin e duhur, ku demethenja konkrete ne turqisht e fjales háin ishte tradhetar. Kete, kur e mesova me beni te kuptoj sa sakte e paskemi perdore neve malsoret e Verbgjanit fjalen hain (edhe pse e huaj) e paskemi pas perdore ne kontekstin e duhur, pra, paskemi shpreh ate qe e kemi nenkuptuar konkretisht, si i pa bese, tradhetar, mashtrues, dhe jo si eshte inkorporuar ne gjuhen standarde shqipe, ku fjalen hajn (pra, me j dhe jo me i) e kemi perkufizuar me teper me demethenje, vjedhavec!!!

Sidoqofte, tani me pak rendesi ka, a do ta themi hajn apo hain, rendesi ka shqetsimi qe akoma kemi shkas per ta perdor kete shprehje ne kontekstin e duhur me kuptimin e sakt dhe mos jemi gabim, fatkeqeshisht!

Kjo me ndodhi dje, qe shprehimisht ta perdori fjalen: "... ka qellu ndonje hain, ...prandaj ska hajr sepse punohet me hajni", kur e degjova pervojen e hidhur qe kish pas dje nje i afert ne nje dyqan (pronar shqiptar) ne nje qytetet me shumice shqitare, e qe besoj se keshtu raste ka ne cdo qytet (prandaj nuk e shoh te arsyeshme ta specifikoj emrin e qytetit). Rasti eshte, kur ne nje dyqan hyne nje person dhe interesohet per nje artikull, pronari i jep nje cmim, dhe kur shkon personi tjeter i cili interesohet per te njejtin arikull, pas nje kohe te shkurte, pronari (tregtari) i jep cmim tjeter, por me te larte!

Te dy personat (myshterit) jane njohe mes veti dhe kane shetit qe te gjejn artikullin e njete, natyrshem duke kerkuar qe te gjejn artikullin me cmim qe do tu konvenonte, por meqe kane kerkuar ndaras, ka rastise qe te shkojn te i njeti dyqan ne kohe te ndryshme dhe kur i kane ballafaqu informatat e kane konstatu "hajnin"!

Personi i pare qe ka pyetur ka qene myshteri (maqedone) qe ka fol ne maqedonisht kur eshte interesuar per artikullin, personi i dyte ka qene shqiptare dhe ka fol shqip kur eshte interesuar per artikullin, ndersa dyqanxhija ka fol shqip kur eshte pergjigjur me oferta te ndryshme, sepse sigurisht e ka arsyetuar veprimin, se ai eshte tegetar, por hàin ordiner!

No comments:

FIFA