2/19/2022

fajnëll thot ëbaut it

Sot me sabah e kuptova qe mbrem paska qene finalja e madhe e Big Brother VIP Albania! Po me shfaqen komente plot ironi dhe sarkazem per gjith eventin e mbremshem dhe gjith fenomenin. E kuptoj se sarkazmi behet sepse keta disa shoke i kam te tille, dhe raportojn se audianca qe ka ndjekt kete edicion ka qene shume e madhe dhe e dedikuar.

Une kete nuk e di, po e di nje gje, e di se nuk jam i vetmi por jam i sigurt qe edhe kete edicion nuk e kam ndjek aspak. As fragmente te vogla nuk kam pá, pervec ajo qe pashmangeshem ka dale para syve ne rrjejtet sociale por asnjehere nuk kam harxhuar me shume se 3 sekonda per ate permbajtje.

A do te thot kjo dicka? Per mua po, sepse po e kuptoj qe ne keten faze te jetes, akumulimi i pervojave dhe njohurive natyreshem bene selekcionimin e prioriteteve dhe rendesive duke manifestu sjellje ndryshe. Kjo, gjykoj se eshte gje e bukur!

Ky vlersim me bene te konstatoj se duhet te jeme shume i arsyeshem kur paragjykojm dhe gjykojm te tjeret. Kjo pershkak se tjetri eshte ne nje faze te caktuar te jetes, vjel pervoja ne jete dhe gjithsesi manifeston sjellje te caktuar, te cilen pastaj te tjeret jo edhe aq me te drjet e gjykojne, ate sjellje. 

Prandaj do te thote, duhet me e shtu kujdesin mbi vetveten cka, si dhe pse gjykoj/m te tjeret, se, si ashtu-ashtu kot eshte, kur e ndan menden robi ben cka done, edhe mir e bene perderisa nuk ben gabim!


No comments:

FIFA