2/22/2022

une jam, Boletini, Is Boletini

Hapet dera, dy rojet nga anash me pershendeten ne menyren qysh pershnet askeri i inglizit, po nuk mi fjugen syte, e benin se e kishin detyre. U drejtova ka dera, pak sikur nuk isha rahat ama ndihesha i plotsum, sepse e thash ate qe e mendoja! Dola ne udhen ku ishte dalja nga pallati, pash anash dhe mora t'shkoj ku me pritnin.

U nisa te shkoj karshi, i thonin Restorant VICTORIA ati venit, aty me priste Ismal Beu. Ishte ven i bukur, jasht ishin dy tavolin me ka karte shkombi, por ishte ftohet e jasht nuk kish njeri. E hapa deren dhe menjehere i verejta ku jane, sepse dy djemt, Etemi dhe Memedi u ngriten n'komb, Ismail Beu ndej ulur, e pash se me pa durim dishte ta mesoj cka boni vaki.

"Hajde bac" m'tha Etemi! E hoqa shkomin per tu ule, dhe te tre me shohin ne sy edhe presnin, po edhe une, sikur nuk e dija ka t’ja nisi! Po, sic e kish zakon Ismail Beu m'tha: "...fol he burr!!?"

Ka t'ja nisi bac, po e thash at qe e mendova. Kur hyna mrena, pas si u dajtem, me than te pres, po nuk prita gjat, mu afru nje asker, si versnik mu duk, me foli inglisce, nuk e kuptova, po e mora vesh ka menyra si foli kur m'pyti: "hu ar ju?", e kuptova se me pyti si ma thon emnin, i thash, une jam Boletini, Is Boletini, m'pa, u mundu t'ma thot emnin edhe ai, "bole tini!?", po mua me erdh gazi n'buz kur tha "bole tini" edhe ia preva shkurt i thash, thuj, "Isa Boletini ka ardh", nuk e zgati vec tha: "jes sër" edhe e kuptova se duhet me prit pak, … e tha edhe emnin e vet po nuk e mora vesh, vec "gjenaral" kur tha e kuptova se cka ishte.

U largu Gjenerali, shkoj diku, nuk u duk ku shkoj po e kuptova se nuk shkoj large, sepse e degjova kur i ra deres. Shkuan nja dhjet dakika, erdh prap, m'tha "mister Isa, minister is vejtin ju" edhe me beni me shej se ka duhet me hec, vec e kuptova kur tha "minister" edhe kur e beni me shej se ka po shkojm.

Kur u afrum te dera, gjenerali e hapi deren dhe ma beni me shej se une duhet me hy i pari edhe me tha "pliz!".
Sa hyna brenda e kuptova menjere kush eshte ministri Edvard, sepse rrinte te kolltuku, nuk ndryshonte shume ajo cka pash ka pashallaret e devletit, se gjith nisoj jan bo, allafranga!! Ishte aty edhe nje djal tjeter, ai rrinte n'kom, po sa u mbyll dera edhe Lordi u cu n'kom! Me foli dicka inglisce, e mora vesh vec emrin kur ma zu me goj, po sen tjeter nuk mora vesh, vec kur i tha ati djalit aty "brig dhe interpreter!" qendrova n komb, tamam sa ta kujtohem kur hyna brenda se si mu duk vetja si shqiponj qy flutoron kur pallat e xhamadanit me rrinin hapt, u qesha n'vet, po edhe e mendova e i thash vetit, lene Is kete, se duhet me bo pune.

Pas nja dy-tre dakikav hyn dy veta, ishte djali qe zateka aty edhe nje burr i thym ne mosh, i cili me foli turce: "sen, Arnavut musun!?" po menjere u mendu kur e pa ma mir kush jam, si jam vesh, kur e pa plisin, i tash: po, shqiptar jam! A e folen sqipen ti!? M’tha: "e mari vesh", i thash: mire, do foli pak shkurt e kthjellt, ti mundo ta allantrisish mir, m’tha: "evet beim"!! 

Ne ate moment foli ministri ne inglisce, une me durim e prita ta mbaroj, dhe iu ktheva ta degjoj interpretin cka po m’tha ministri: "Me kane than se je trim mali, as kerkush armet s'ti ndali, vec ne Europe une do jem i pari!" … beni si m' t'qesh!

Pak m'zemroj kjo qe ma tha, po e mbajta veten, po i thash se, ne hyrje te rojet " …sa per rregull e zbatova, njanen arme une e dorzova, por kete tjetren prej brezit se nxorra!", i allantrisi ne inglisce edhe sa mori te fol ministri e nderpreva e i thash "...mos besofsh po ta kallzoj, te nente plumbat i mbane ne goj, Ismail Qemali vete more ma dhuroi." … sa e allantrisi ne inglisce iterpreti, kur e permendi emnin e juaj Isamil Beu, Ministrit iu m'pi pak ftyra, por ama asnji fjale se foli, vec bani me shej: "...ulu mor shqiptar t'bojna kuvend!", e mora vash keshtu se interpreti ma thushte turce "toj toj" ai inglisce thushte "...tollk, lets tollk!"

Pasi u kuptuam, une nuk u ula, po ashtu n’kom si kesh i thash, thuj: "Nuk kame ardhe ktu or zotni ne pallat te Londres me u vra me ty, vec me t'than ore se ka Shqiptari!" Mu duk se e kuptoj edhe pa ja thon ne gjuhen e tina. Edhe vazhdova: "Une kalova detin ktu me ardh, me ka çú populli Shqiptar vec kraljive me jau tho dy fjale!". M'pa ne sy, edhe sikur e merrte vesh cka po i foli edhe pse ne gjuhen ndryshe.

Me ta then te drejte Ismail Be, mu duke sikur u nxeha, edhe thash me vete, qetsou Is, mora fryme e i tash, ama ksaj here ma qet: "Kush ka thon se s'ka Shqipni nuk degjon me vesh as s'sheh me sy, … e korit more veten e tij!". U ktheva ka Gjenerali, se mendova se ai duhet ta dine ate cka do them, e ju ktheva prap Ministrit, … duhet me e dite "... se Shqipni eshte ai dhe, ku ka lind ai Skenderbe, ... Portes Larte mor i ka vu fré!!!". 

Thash mos po e teproj, e per fund i thash: "Detin ndoshta mund ta thani edhe ndoshta shteret edhe oqeani, ama vendin tim, jo more, … jo kurr o' s'muj ta falim!"

Ia allantrisi te gjitha inglizit, u pán gjith mesveti, edhe e tundi koken Ministri ne shej se pom kuptoj!

Folem edhe pak, e pash se dishte te folim hala, ama ua preva shkurt, i thash interpretit, thuj: une kaq pata, mas kendej do fole Ismail Beu, po ai esht i knushem e do fole me letra, se uni ndryshe foli! …edhe dola!

Kjo ke Ismail Beu!

Qeshi Ismaili, e mtha: "e folke hakun bre burr, Zoti hajr e boft"!? I nxori disa letra, i tha Etemit e Memedit: "mirrni kto e dergoni te Ministri, memorandum i thon kti dokumenti! … thuni Ismail Qemali i dergon, Kryeministri i Shtetit Shqiptar!!"

No comments:

FIFA