2/17/2022

ani kur i thon vetes mastermind!?

Nje strategji qe si duket perfekt funksionon sot ne mardhenjet me publikun (Pi-aR) ndermjet paleve te ndryshme, qofte ai raport formal ose jo formal, é, qe nuk e besoj se gjithmon ndodhen me plan paraprak, por manifestohet me teper si veprim momental, eshte: banalizimi i ceshtjes, formalizimi i raportit dhe ironizimi i mendimit ndryshe.

Kete strategji e perdorin te gjitha palet pa perjashtim, por ne momente dhe kontekste ndryshe. Kjo nuk do te ishte edhe aq relevante nese ndodhen vetem ne perditshemrin e njeriut te zakonshem (edhe pse aty realisht me pak duhet te ndodhe), por behet relevant ky problem atehere kur ndodhen ne diskursin publik dhe ne vecanti nga ata qe jane aty qe mbi te gjitha duhet te jene korekt karshi paleve pershkak se paguhen nga palet (mund te numroni vete keto kategori).

Mendoj se lehte nenkuptohet qe ky problem behet pergjegjesi e atyre qe mund te apostrofohen nese kete ceshtje seriozisht do ta trajtonim. Por edhe ne kete rast nuk e trajtojm seriozisht sepese edhe kjo ceshtje tani me eshte banalizuar. Kush sot kend e merre seriozisht, a ka dikush qe i beson dikujt, ne fakt, a ka dikush qe bene dicka per tjetrin!?

Sekush e ben pune e vet, se "pune e ka", shkon ne vend te punes por sa kontribon, ne fakte nuk kontribon sepse gjith edhe nuk presin te kontriboj, pervec nese paguhet extra, apo ka ndonje interes extra, atehere angazhohet te kontriboj, por shpesh jo ne vendin e punes, por ne kafe ku pervec muhabeteve i bene dillet, pastaj ne mbremje ne facebook ku lane mekatet apo ne studio televizive ku e vjell vnerin.

Ska si te jete ndryshe se eshte bere perditshmeri kjo, jemi te rrethuar nga ky fenomen, e kemi legalizuar kete fenomen me shume gjase e bejm edhe vete. 

Tani, parmendo nese e themi kete, nese e njohim kete strategji, atehere sa expert munde te jemi ne kete fenomen, plus kur ke mundesi ta praktikojsh me vite, me resurese, me platforma, ateher normal se te pa mposhtur jemi, sepse kjo strategji po deshmohet se funskionon ne keten kohe te jashtezakonshme, qe nuk i dihet vlera kohes ku nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurt. Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bejn vepra te mira, qe porositen njeri-tjetrin t’i permbahen te vertetes dhe qe keshillojn njeri-tjetrin tjene te durueshem.



No comments:

FIFA