2/25/2022

serioze puna


Dje, 24 shkurt 2022 ishim deshmitar te invazionit qe Rusia beni ndaj teritorit te Ukraines! Besoj shumica nga ju e dini pse filloj kjo edhe me siguri ka nga ata qe e dine si do sose kjo pune!? Ne nderkohe e dini por nuk tregoni kush i rrin kesaj pune mbas edhe juve vec beni (keni) strategji se si eshte me e pershtatshme te veprohet ne kete situat te re!!!? Ama jo be, bej shaka, kurnisé s'dini, sa mund te dim neve!? Prandaj kot, nuk na pyeten askush neve, as juve, as ruset as ukrainasit, as amerikant, as gjermont as askend, pse t't pyese!!?

Ju edhe ate qe mund ta dini maksimum eshte qasje njerzore, racionale, reale. Por keto situata, eshte deshmuar se jane pertej kesaj, keto situata nuk jane racionale, jane pertej njerzores, jane me implikime hujnore sepse jane me tendenca djallzore! Keshtu cila do qofte qasja racionale njerzore shume pak dobi drejtpersedrejt ne teren mund kete! Sepse po shihet se keto situata sajohen qe te kete vujtje dhe dhimbje njerzore. Synohet te kete shaktrim dhe kaos dhe kjo nuk duhet te jete njerzore (... ose!!!!!?)! Kjo synohet nga te gjitha palet e involvuara. Qofshin veprimet ushtarake nga njera ane, qofshin sanksione ekonomike te pralajmeruara nga ana tjeter, i demtuari i drejtpersedrejt eshte njeriu, individi, familja, masa!

Kete fakt e di se te gjithe te parin e kujtojm por kur e bejm analizen te parin e harrojm, sepse shume shpejt na vjen lezet me u zhyte ne analiza te gjeopolitikave sepse ashtu me leht e kindapojm tavoline me muhabet edhe i japim koses sa t'mundim duke mos pas asnje pergjegjesi, tipikisht ashtu sic i kovenon "vesfeses" qe ti me e pas rrafshe, me e pas livadh krejt!

Situata eshte serioze, sepse veprimi eshte serioz, sepse orkestrimi eshte serioz! Kjo u pa nga orkestrimi e djeshem i te gjithe veprimeve qe u ndermoren nga palet. Ne njeren ane serioze ishte ajo qe ndodhi ne Palamentin e Anglise, serioze ishte si rrjodh paraqitja e Presidentit te SHBA-ve, si u zotua Presidenti i Frances, cka deklaroj Kryeministi u Kanadas, serioz ishte takimi dhe prononcini i BE-se, dhe aleateve tjere te NATO-s sepse serioz eshte qendrimi i PUTIN-it ne anen tjeter.

Pra, puna, situata eshte per momentin shume SERIOZE!




No comments:

FIFA