2/02/2022

intelektual

Pasi qe e lexova shkrimin e Arben Taravarit me titull "INTELEKTUALET, TRURI I NJE KOMBI", me nje qasje shume kurioze (edhe kritike) por mbi te gjitha objektive. Seriozisht isha i interesuar ta kuptoj qellimin e shkrimit ne fjale  edhe pse si titull apo temë "intelektualet" nuk eshte asgje e re qe te me intrigoj por si tendence per ta riaktualizuar kete teme e trajtuar ne vecanti nga autori, e shkruar ne veten e pare edhe mund te ja vlej te ritrajtohet edhe te merret seriozisht, ... sic edhe bera!

Ne kete rast kjo qe e shkruaj nuk eshte per asgje, as pergjigje as kunder pergjigje ndaj tekstit, te cilin u rekomandoj qe ta lexoni, por thjeshte nje piKpamje, apo qendrim ne nje skenar hipotetik eventual, cka nese do te isha i thirur per te dhene llogari pse "intelektualet" veprojn ashtu sic vlersohet se (nuk)veprojn sot!!!?

Tani, para se gjithash duhet me e pranu faktin se gjithmon e kam te veshtire ti atriubuoj vetes epitete, e nje prej atyre qe me pak e kam permend eshte epiteti intelektual, pastaj e dyta nga formati qe e preferoj me teper ne komunikim (edhe me shkrim) eshte mos me e zgjat shume, prandaj do te shprehi qendrimin sa me shkurte.

Pra, kush eshte intelektul i mirefillte, si/kush perceptohet si intelektual!? Me siguri profili me i pranuar i intelektualit do te ishte individi i cili ka dituri, informacion, intelegjenc, personi qe i njeh rrethanat, i kupton fenomenet, ka aftesi perceptimi, i dominon arsyja ne gjykim, posedon njohuri solide dhe manifeston ekspertize ne fushen qe e pretendon se eshte profesionist edhe ka cilesi te tjera qe jane vlere e shtuar e nje individi qe njihet si i shkolluar edhe edukuar, KY INTELEKTUAL, kur ndodhe qe vendoset ne situat ku kerkohet qe te shpreh mendimin apo qendrimin apo te jep propozimin, ai logjikshem i parashtron pyetjen vetes: "A ja vlen!?" ...dhe duke qene INTELEKTUAL MIREFILLTE pergjigja e pare e shendosh i rezulton te jete "NUK ja vlen"!!!?, edhe rrjedhimisht permbahet!?

Permbahet sepse mendon shendosh dhe natyrshem heziton, sic po hezitoj vete tani, duke e pyetur veten, a ja vlen te thuri gjitha ata vargje me arsyet pse nuk ja vlen me u kyq ne debate, ku duhet me i shpreh mendimet dhe qendrimet te cilet pashmangeshem do te jene me implikime politike, pas te cileve me shume gjase do ti neshtrohesh bulingut te atyre qe nuk do pajtohen me mendimin tend dhe atyre qe me shume gjase do te llogaritnin si kundershtar (oponent) i agjendave te tyre, dhe me pastaj eventualisht do ti neshtrohesh mobingut per te njejtat arsye, a ja vlen!? 

A ja vlen te behesh pjes e nje agjende kur fund e krye e di si funksionon, e di kush e menaxhon, (pretendon) se i di implikimet e strukturave dhe agjenturave, i di aftesit e aktoreve dhe servilizmin e bashkepuntoreve eventuale, e di edhe si do perfundoj e gjitha, ... nuk ja vlen, dhe vendos, te veprojsh si e sheh vete me e arsyeshme, e nderton agjenden e vete, e kultivon idejen e vete, e ushqen idealin dhe VEPRON, flet, debaton, komentin, por jo bash si intelektual, por si tjeter send!


No comments:

FIFA