2/18/2022

sado-mazohist!?

A eshte sadizem te kesh qefe te jeshe edhe i shajtem!? Dikush t't shaj edhe ti te qeshish!? Pyetje keto banale por si duket shume aktuale ne kete kohen e trendeve te fundit qe po marrin jehone ne rrjetet sociale, ne vecanti ne Tik Tok, Instagram edhe Facebook ku shperndahen me se shumti.

Kush ndejk Tik Tok nuk ka gjasa mos kete hase video ku shfaqen personazhe ne "for you" te cilet karakteristiken (permbajtjen) kryesore i kane fjalet banale dhe sharjen vullgare! 

Ky trend me heret ka filluar ne Instagram por aktualisht dominon ne Tik Tok me ato praqitjet LIVE ku organizohen betaja me plot rivalitet mes paleve, me sfiden kryesore, kush do te merr me shume llajka dhe gift's duke sfiduar njeri-tjetrin me lloj-lloj sfidash plot provokim dhe tendeca per te ofenduar dhe nencmuar rivalin!

Ky fenomen me siguri perfshin te gjitha hapsirat ne bote, por si duket algortitmi i platformave audiences i ofron permbajten qe korespondon me origjinen gjeografike dhe gjuhesore te "produktit" dhe "konsumatorit" dhe keshtu qe shfytezuesit e zakonshem, qe fatkeqesisht kategoria e moshave te reja eshte shume me prezente, hasin ne nje ofert plot permbajtej, banale, vullgare dhe nencmuese!

Duke e dite mundesin qe vizita apo ndjekja e ketyre platformave eshte totalisht vullnetare, qe do te thot "nese nuk te pelqen mos i ndiq" (qe eshte aryetimi i ketyre personazheve), ateher kjo edhe e bene problemin edhe me te madhe, qe eshte edhe esenca (dilema) e shkrimit, sepse kata paradoksalisht ndiqen shume, pse, ku eshte kenaqesia!?

Kush ka rastis te hase keto personazhe, e ka verejt fenomenin, qe keta tipa ndiqen nga qindra mija ndejkes (followers) ne profilat e tyre, ndiqen ne kohe reale ne Live nga mija (mbi 1000) visitor te cilet participojn ne menyre aktive ne sfidat e tyre, duke u bo llajka dhe duke u dergu gift-sa (dhurata) te cilat jane me pages. Aty qarte verehet se nuk kursehet paraja nga ata qe kane mundesi matriale duke e perkrahur njerin kunder tjetrit, ku humbsi kerkohet te nencmohet dhe ate jo vetem me fjale por edhe praktikisht drejpersedrejti me video, ndersa fituesi qe shane sa me pis ai lavdrohet dhe perkrahet matrialisht.

Arsyetimi publik eshte zbavitja, kreativiteti dhe interesi material qe derivon nga perfitimet nepermjet platformave qe shfeytezohen dhe kjo si duket nga shumica arsyetohet, por nuk perfudon ketu, kjo ne fakt behet trend, edhe e shtone numrin e te ngjajshmeve qe pastaj e bene ate ciklin e fenomeneve, ku brenda rethit qendron dhe ushqehet budallalleku ndersa jasht shperndahet enegjia negative.

Me ne fund pastaj si rezultat i ketyre aktiviteteve ne jeten reale ndodhen edhe dhuna dhe diku-diku edhe krimi. Sepese, ai i ofenduari, i shari dhe i nencmuari shkon edhe takon drejpersedrejti ofenduesin, sharesin, apo perkrahesin e sharesit. Si pasoj ndodhin fenomene te cuditeshme, gjitha keto jane te regjistruara me video edhe te shpernda ne te njejtat platforma dhe gjithcka fillon nga e para.

Nese kjo nuk eshte tragjike atehre eshte komike me elemente tragjike, qe i bije, nese eshte tragjiko-komike dhe dikush gjene kenaqesi te vuajtja apo dhimbja, atehere ne definicion kjo eshte sadiste me elemente mazohiste! Fatkeqesisht!

No comments:

FIFA