2/04/2022

procés verbal


Sot e xhuma, rruges per ne Xhami rreth Vardarit, reflekton, mendon njerí turlijesh! Takon njerez, entuziast qe ecin, njerez me halle kushe di cfare (edhe keta ecin)!? Zoti na rujt (lutem), insha'Allah u ndihmon atyre qe vetem Ai mund te iu ndihmoj, se shumica prej nesh vetem hallin mund te ua mendojm por nuk e di sa mund te ndihmojm!

E mendova, thash, sot do degjoj me vemendje hoxhen, me qellimin te perfitoj nga nasihati! 
Me mori malli per Mullah Jakupin, rahmet past, jame rrit me derset e atij, Allahu e shperblef per kontributin.
Kadal dal, mbrrina te xhamia, si kaloja pran xhematlive ne obor te xhamise, dy veta bisedonin mes veti edhe ne moment e kapi fragmentin e bisedes "...ata gjith kane qene bashkepuntor t'pushtetit". Nuk e mora vesh per kend apo per cka e kane biseden, por me intrigoj momenti qe korespondonte me mendimin e hershem se "do da degjoj hoxhen me vemendje", thash me vete si kane vepruar bashkepuntoret e UDB-s te cilet kane kodoshit hoxhallaret, veprimtaret, arsimtaret e familjaret etj. etj.

Tash ne vete, si kreative qe jam (qesha, dul posti i sotem te blogu), e vendosa, sot do mbaj procès-verbal te dersit (nuk e kisha iden cili hoxhe do ligjeroj se nuk kish fillu dersi), keshtu qe isha rahat se nuk e bej per sherr. 

Hy ne xhami 20m'12 ne minber akoma nuk ish ngjit hoxha, u ula, edhe pres fillimin e dersit, notesin e hapa ne telefon, edhe pres!

Bisimilah ... jehoj zeri i hoxhes, me nje lutje hyrse modeste, pà duan e Muses a.s: “Rabbish rahli sadri, wa yassirli amri, wah lul uqdatan min lisaani, yaf kahu kauli,” Kur Musa tha: "Ma zgjero gjoksin tim!" Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! ...pá kete lutje!

(e nisi dersin) Sot (tha) do ballafaqohemi me nje ngjarje me te cilen do ballafaqohet cdonjeri nga neve ne Diten e Gjykimit!
Pershkrimi i dites gjykimit eshte pershkruar ne Kuran.
Ajo eshte dita kur do te tubohen te gjithe njerizit, do deshmojn te gjithe, veprat tona jane te regjistrume, dhe me ato do te ballafaqohemi.

Pejgameri a.s, nje dite u kthye ne shtepi, kur hyri brenda e pá Aishen r.a duke qare, u merzit, e pyeti, "pse qane"!?
(beri digresion) Grate e atehershne paskan qare per ahiretin!

Per cka qane?
Isha duke lexu ne Kuran per Xhehenemin! Edhe mendova: A do takohem me Ty!?
(Prap beri digresion) A do takohet baba me djalin, a do takohet njeriu me ate qe e don!?

Sebetse vllazen, jane tre momente, shume te sikleteshme, jane trishtuese:
I pari (1): Ballafaqimi me peshoren (cdonjeri do dridhet) nuk do ta kete dert ta shef dikend apo a e shef dikush, por do te thot "Zot me shpeto"! 
Allahu xh.sh thot ne Kuran (citon arabisht), e, do te vendosim peshore te drejta dhe te sakta, dhe askujt nuk do ti behet padrejtesi, cdo gje do te peshohet, edhe, atij te cilit do ti peshojn me rend vepra te mira do jete shpetimtar. (rikujton) Per kete qante Ajshja.

(bene digresion me shembull) Kur lekundet aeroplani ne ate momente njeri nuk mendon shume gjera tjera sepse ka hallin a do shpetoj!
Atyre qe nuk do te u rendoj peshorja me vepra te mira, keta do jene gjithmon ne Xhehenem, pervec ata qe do kene ndonje grimc vepre te mire mund shpresojn shpetimin.

I dyti (2). Momenti kur do vine regjistrat, do vine duke fluturu, edhe ky moment do jete trishtues, se do pyetimi a do jene me teper vepra positive, (ben digresion duke sjell interpretimin), a do vjen registri ne krahun e djathte apo nga i majti.
I treti (3). Ballafaqimi para Ures se Siratit, a do kalojm uren, a do reshqasim nga ura dhe do te perfundojm ne zjar!?

(Me keto momente fillon thirrja e ezanit, dhe po verehet hezitimi i hoxhes, a te filloj ta mbaroj dersin, a te vazhdoj edhe pak.)

vazhdon ...
 
Vllezer te nderuar, kjo jete është sprove, sa veprat tona do jene te hajrit, sa po punojm, sa garanca kemi se do kalojm Uren e Siratit, a do kalojm me lehtesi!?

Allahu xh.sh. ka tegu se cilat vepra kane pesh, nese edhe nje here e ke then shehadetin, edhe kjo fjali do te vendoset ne peshoren e dites se gjykimit!

(ben digresion) Allahu do te bisedoj me melaqet per banoret e fundit te Xhehenemit, ku fjala, shehadeti do jete shkak qe te shkojn keta banor ne Xhennet! 

Te shohim regjistrin, kur do te hapen regjistrat, thuhet se jane 99 regjistra, ...vepra te liga, krime plot, ... por njehere ka deshmu per Allahun, Shehadetin, ... do ti mjaftoj per meshir dhe shpetim te fundit.

Shehadeti duhet te gedhendet ne zemer (shkurt elaboron konceptin e shehadetit dhe shkurt vazhdon sjell shembullin kur Pejgamberi ka komuniku me mushriket), "thuaj la il lahe il Allah" por nuk është me te thenme, duhet bindje, ta ndjejsh.

Duhet ta kemi edhe sjelljen e mire, me baben me nene, me femijet me kojshi, jane mundesi per te shpetu ne ata momentet e veshtira.

(i perseri tre momentet dhe filloj te perserite nga cka tha ne fillim, ... dhe e pa se eshte moment i mire me e perfundu dersin)

Lusim Allahun xh.sh. te na meshiroj, 
insha'Allah na bon prej banoreve te Xhennetit

(por, sigurisht e kuptoj se derisi i doli i shkurt, ju kujtu dicka, edhe vazhdoj)

Edhe nje hadith per fund, (ben digresion) nese e bene nje veper te keqe, bene edhe nje veper te mire, per kompenzim, ... thot Muhammadi a.s.: Diten e Gjykim, tre (3) persona nuk don ti shoh!

(ben digresion) Nese ben gabim baba apo djali, normal se me pak pritet qe baba te bej gabim sesa nga djali! (tha edhe dicka tjeter por nuk e mora vesh, dicka ne kontekst, se nga plaku me pak pritet te bej zina se sa nga i riu, por as i riu nuk duhet te bej) ... vazhdoj

1. Nje i moshura pa moral, zinaqar! 
(Ben digresion) Kur hoxha e ben cka pret nga xhemati, nga hoxha me pak pritet te bej gabim, se ai dine, ka lexuar!
3. Nje udheheqes rrenacak!
4. Nje lupes, nevojtar, ... kur dikush e ndihmon e ky e perbuz ndihmen, eshte i pa kenaqur!

(e mbylli)
Te kalojm kete dynjan me lehtesi insha'Allah,
I lutemi Zotit xh.sh. per meshire, udhezim dhe te na takohoj me Pejgamerin a.s

Kemi qelimeteit

No comments:

FIFA