Kenget qe jane kenduar nga rapsodet nder vite, eshte iteresant sa thjeshtohen ne vargje por nga ana tjeter jane me plot kuptim dhe permbajtje!
Duke mos qene ndonje degjues i rregullt i "vajtmit te burrave" rrjedhimisht nenkuptohet se nuk e njohi mire evuluimin e kesaj forme te te kenduarit! Por nga sa kam lexuar, rapsodi eshte term i cili etimologjin e ka tek fjalet arkaike greke rhaptien=qendisje dhe ōdiēn=kenge, pra thurja kenges. Aty kendohen zakonisht fragmente te ngjarjeve te verteta, kryesisht per te shkaktu reakcion (emocion).
Aty kendohen, histori trimnie, vaje tragjedie, keng dashnie, momente merzie, lajka e lavdi per trima e faqezi. Kendohen epope, pershkruhen momente tensioni e thuren dialogje, me kullje edhe rrahje te telit çift, me ngritje te zerit te rapsodit ngrihen emocionet, bullar bohet oda se pihet duhoni ... se sërpi dikur zullumin e ka bo!
Aty qahet halli i miletit, aty shahen t'bomat e yqimetit, shahet turku e shahet shkau, aty shahet ai qe besen se mbau, shahet i miri e shahet i keqi, aty shahemi te gjith edhe ndermjet veti, aty qe mos lejm dyshim se gjith keto i mbarojm (shpifim) edhe me ne fund dhe vete e kendojm (pranojm):
"Vaj medet per kete milet:
Me è pas bishtin, tà qesin,
Me sè pas, tà ngjesin!"
No comments:
Post a Comment